Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Panairi i 20-të tregtar hap siparin e aktiviteteve për Ditën e Verës.

Kategorite

Filtro:

Panairi i 20-të tregtar hap siparin e aktiviteteve për Ditën e Verës.

​​Është çelur në Elbasani panairi i 20-"Dita e Verës" 2017″, organizuar nga Bashkia e Elbasanit në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë. I pranishëm në ceremoninë e hapjes së panairit, kryetari i bashkisë, Qazim Sejdini tha se "Panairi i cili hap siparin e "Ditës së Verës" ka rëndësi të madhe, pasi është një mundësi për të gjitha bizneset, që prezantohen, por edhe për qytetarët Elbasanas dhe miqtë që vijnë nga e gjithë Shqipëria për të festuar "Ditën e Verës".

Shpresojmë se qytetarët e Elbasanit, biznesi elbasanas, biznesi i huaj, të gjithë vizitorët të kenë mundësi që jo vetëm të shesin, por edhe të shkëmbejnë eksperienca. Pse jo edhe të lidhin kontrata për produktet e tyre."

Sipas tij, edhe këtë vit ky panair vjen me risi, ndërkohë që ka pasur interes nga shumë biznese për të marrë pjesë.

Panairi i cili organizohet në ambjentet e Pallatit të Sportit " Tomorr Sinani" edhe këtë vit ka pasur një interes nga ana e bizneseve jo vetëm nga Elbasani, por nga i gjithë vendi. Numërohen rreth 50 kompani që kanë prezantuar produktet e tyre dhe shumica e bizneseve vijnë në këtë panair për të disatën herë.

Eventet

<maj 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
24252627282930
1
e hënë, maj 1, 2017
234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930311234

Se shpejti


Buletini Informativ