Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Panairi i Librit, për herë të parë në Elbasan

Kategorite

Filtro:

Panairi i Librit, për herë të parë në Elbasan

​Për herë të parë në qytetin e Elbasanit në kuadër të festimeve për "Ditën e Verës" është çelur edhe Panairi i Librit.

Stenda e këtij panairi është ngritur në sheshin e stadiumit "Elbasan Arena", i cili ka sjellë në qytetin e Elbasanit disa shtëpi botuese të njohura në Shqipëri, të cilat për disa ditë do të tregtojnë librat për qytetarët dhe mikpritësit e qytetit në këto ditë festash.

Nën kujdesin e Bashkisë së Elbasanit, ky panair është vizituar si edhe përshëndetur nga Kryebashkiaku Qazim Sejdini, i cili shoqërohej nga deputetja Evis Kushi, Kryetari i Dhomës së Tregtisë në Elbasan Veli Kazazi, Prefekti Arben Kamami, Kryetari i Këshillit të Qarkut Bukurosh Stafa etj.

Nga vetë përfaqësuesit e shtëpive botuese ky panair është vlerësuar si një ide e bukur për festën e "Ditës së Verës".

Paralelisht me Panairin e Librit, bashkia e Elbasanit ke çelur edhe një tjetër panair, atë të zejtarisë.

Panairi i Zejtarisë dhe i punimeve artiz­anale është një nga risitë e organizimeve të këtij viti me rastin e "Ditës së Ve­rës". Elbasani dhe trevat përreth kanë shumë për të treguar.  Shpresojmë që kjo ri­si të kthehet në një traditë të bukur dhe jetëgjatë. Janë mjeshtëri të rr­alla të cilat përcil­len brez pas brezi. Vlera të mëdha të çdo zone të Bashkisë Elbasan do të kenë një mundësi shumë të mirë për t'u njohur në të gjithë botën.

Eventet

<shtator 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
28293031123
45678910
11121314151617
18192021222324
2526272829301
2345678

Se shpejti


Buletini Informativ