Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Elbasani i bashkohet nismës “Të pastrojmë Shqipërinë që duam”.

Kategorite

Filtro:

Elbasani i bashkohet nismës “Të pastrojmë Shqipërinë që duam”.

​Elbasani i është bashkuar nismës së Ministrisë së Mjedisit "Të pastrojmë Shqipërinë që duam".

Administrata, organizata, qytetarë e nxënës shkollash u shpërndanë në të gjithë qytetin, rrugët nacionale, lulishtet, lagjet dhe Njësitë Administrative për të pastruar hapësirat publike, shtëpinë tonë të përbashkët.

Kryetari i Bashkisë Z. Qazim Sejdini dhe Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj i janë bashkuar aksionit i cili nuk do të ndalet këtu, por do të vijojë edhe në ditët në vijim.

Sejdini tha se Elbasani do të jetë qytet model edhe në këtë drejtim dhe asnjë hapësirë publike nuk do të mbetet e papastruar ndërkohë që edhe një herë kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për t'i hedhur mbetjet në vendet e përcaktuara.

Sipas Z. Sejdini, Bashkia e Elbasanit ka një vëmendje të veçantë përsa i përket mjedisit, këtë e tregon edhe investimi për të monitoruar gjendjen e ajrit në të gjithë qytetin, po ashtu si investimi madhor për ndërtimin e impiantit të mbetjeve urbane.

Edhe Ministrja e Drejtësisë Z. Gjonaj vuri në dukje se pastrimi i Shqipërisë nuk është nismë e vetëm një dite, por nismë që do të vazhdojë derisa asnjë cep i vendit të mos mbesë i papastruar.

Më herët Z. Sejdini dhe Ministrja Gjonaj zhvilluan një takim në bashkinë e Elbasanit ku folën mbi rëndësinë e sensibilizimit të qytetarëve pr një qytet të pastër. 

Eventet

<korrik 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
2526272829301
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
303112345

Se shpejti


Buletini Informativ