Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Përkujtohet 105 vjetori i Pavarësisë së Elbasanit.

Kategorite

Filtro:

Përkujtohet 105 vjetori i Pavarësisë së Elbasanit.

​Elbasani përkujtoi 105 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë me anë të një ceremonie zyrtare të zhvilluar në memorialin e partiotit Aqif Pasha. 35 patriotë të Elbasanit 105 vjet më parë shpallën qytetin të pavarur për t'i hapur rrugë më pas shpalljes së pavarësisë në Vlorë.

Gjatë fjalës përshëndetëse Kryetari i Bashkisë Z. Qazim Sejdini theksoi rëndësinë e kësaj dite e cila i bën nder Elbasanit . Sejdini lexoi disa rreshta nga deklarata e pavarësisë nënshkruar në 25 nëntor të vitit 1912 ku firmëtarët angazhoheshin për një Shqipëri të mirë dhe më të mirë .

Në ceremoninë e organizuar morën pjesë qytetarë të shumtë, vetëranë dhe përfaqësues të partive kryesore politike.

Më herët të pranishmit vendosën kurora me lule në varrin e partiotit Aqif Pasha.

Në kuadër te 105 vjetorit të pavarësisë së Elbasanit, Bashkia Elbasan në bashkëpunim me qëndrën e Artit Skampa kanë organizuar një koncert festiv.

Nën drejtimin e Dirigjentit Sami Kaziu të pranishmit shijuan një koncert i cili iu dedikua Festave të Nëntorit.

Veç muzikës spektatorët shijuan edhe disa nga vallet tradicionale të interpretuara nga Ansambli i valleve popullore "Isuf Myzyri". Hapësirë në këtë aktivitet festiv ju la edhe interpretuesve të rinj të cilët recituan pjesë të ndryshme.

Eventet

<tetor 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
24252627282930
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930311234

Se shpejti


Buletini Informativ