Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Gëzuar 106 vjetorin e Pavarësisë së Elbasanit!

Kategorite

Filtro:

Gëzuar 106 vjetorin e Pavarësisë së Elbasanit!

106 vjet më parë ishin patriotët e Elbasanit ata që shpallën Pavarësinë e qytetit të tyre për t’i hapur rrugë më pas Pavarësisë së Shqipërisë. 
Kryetari i Bashkisë Z. Qazim Sejdini ngriti simbolikisht Flamurin e Pavarësisë, pranë memorialit të Partiotit Aqif Pasha, ndërsa mbajti fjalën e rastit duke nderuar kontributin e atyre që dhanë jetën për Pavarësinë e vendit. 
Po me të njëjtat sakrifica dhe përkushtim, tha Kryetari i Bashkisë, Z. Sejdini duhet të punojmë fort për ta zhvilluar edhe më tej qytetin tonë, vendin tonë. 
Në ceremoni morën pjesë Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla, deputetë, pushtetarë të tjerë vendorë, veteranë dhe qytetarë të shumtë. 
Vlerat e këtij organizimi i shtoi ekspozita me fotografi të Elbasanit të 100 viteve më parë, marrë nga arkivat e Vjenës, një kontribut ky i qytetarëve të Elbasanit që edhe një herë tregojnë vlerat e tyre të jashtëzakonshme në kulturë dhe qytetari. 
62 fotografi që sjellin Elbasanin e viteve 1916-1918 ku shohim një zhvillim dhe qytetërim të hershëm të një qyteti që ndoshta ka ende për t’u zbuluar.

 
 
 

Eventet

<janar 2019>
HënMarMërEnjPreShtDie
31
e hënë, dhjetor 31, 2018
123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ