Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > NJOFTIM : PLANI I DETAJUAR VENDOR PER NJESISE 1/55

Kategorite

Filtro:

NJOFTIM : PLANI I DETAJUAR VENDOR PER NJESISE 1/55

MBESHTETUR NE LIGJIN 107/2015 "PËR PLANIFIKIMIN DHE ZHVILLIMIN E TERRITORIT" NENI 22 "PLANI I DETAJUAR VENDOR" , VKM Nr. 408, datë 13.5.2015 "PËR MIRATIMIN E RREGULLORES SË ZHVILLIMIT TË TERRITORIT"
SI DHE VKM Nr.686  date 22.11.2018 SEKSIONI 9 "PLANI I DETAJUAR VENDOR" , BASHKIA ELBASAN KA PERGATITUR PROJEKT-PLANIN  E PDV SE NJESISE ME KOD 1/55 .

NE ZBATIM TE VKM Nr.686  date 22.11.2018 NENI 72 "MIRATIMI DHE HYRJA NE FUQI E PDV-se" KU PERCAKTOHET:

1. Procesi i miratimit të planit të detajuar vendor (PDV) bëhet në përputhje me përcaktimet e neneve 22 e 25 të ligjit.
2. Autoriteti përgjegjës për miratimin e PDV-së është kryetari i bashkisë, në përputhje me shkronjën “dh”, të pikës 1, të nenit 13 të ligjit.
3. Kryetari i bashkisë merr vendimin për miratimin e planit të detajuar vendor, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga data e paraqitjes për shqyrtim të dokumentacionit të plotë përfundimtar, pasi ka informuar palët e interesuara përmes RKPT-së, faqes zyrtare të bashkisë, si dhe një a më shumë mjeteve tradicionale të informimit dhe, në rast se kërkohet, kryen takime publike me ta.
4. Kryetari i bashkisë vendos miratimin e planit të detajuar vendor, bazuar në raportin teknik, të përgatitur nga strukturat përgjegjëse të planifikimit të autoritetit vendor, vetëm në rast se nuk shprehen kundër banorët që kanë në pronësi më shumë se një të tretën e sipërfaqes së zonës përkatëse të zhvillimit.
5. Në rast se ka kundërshtime si më sipër, kryetari i njësisë së qeverisjes vendore organizon takime publike me palët e interesuara, shqyrton vërejtjet ose propozimet përkatëse dhe vlerëson reflektimin e tyre në planin e detajuar vendor.
6. Në përfundim të procesit, kryetari vendos në lidhje me miratimin e planit, duke u shprehur edhe në lidhje me pranimin ose mospranimin e propozimeve dhe vërejtjeve të depozituara.
7. Dokumenti i planit të detajuar vendor hyn në fuqi me botimin e plotë në Regjistrin Kombëtar të Planifikimit të Territorit të vendimit të miratimit nga kryetari i bashkisë dhe dokumenteve përbërëse të PDV-së.

BASHKIA ELBASAN BOTON BASHKENGJITUR KETIJ DOKUMENTI PLANIN E DETAJUAR VENDOR TE NJESISE 1/55 PER SHQYRTIM NGA SUBJEKTET DHE QYTETARET E INTERESUAR.
KY NJOFTIM DO TE JETE I VLEFSHEM PER KOMENTE 30 DITE NGA DITA E BOTIMIT DHE PAS KETIJ AFATI HYN NE FUQI.
JENI TE LUTUR QE CDO KOMENT APO KERKESE PER INFORMACION TA PARAQISNI ME SHKRIM PRANE ZYRAVE TE INFORMACIONIN TE BASHKISE ELBASAN.

Shkarkoni materialin ketu...​​

ME RESPEKT

QAZIM SEJDINI

Eventet

<nëntor 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
2930311234
567891011
12131415161718
192021222324
25
e diel, nëntor 25, 2018
2627
28
e mërkurë, nëntor 28, 2018
29
e enjte, nëntor 29, 2018
3012
345679

Se shpejti


Buletini Informativ