Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Adresimi i investimeve në bujqësi për vitin 2018.

Kategorite

Filtro:

Adresimi i investimeve në bujqësi për vitin 2018.

Adresimi i investimeve në sektorin e bujqësisë për vitin 2018 ishte tema e një takimi të zhvilluar me banorë të Njësisë Administrative Shirgjan ku të pranishëm ishin Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, Kryetari i Bashkisë Z. Qazim Sejdini dhe deputetë. Adresimi i nevojave më emergjente të fermerëve për mbarëvajtjen e punës së tyre bëri që fillimisht këto nevoja të kësaj zone të paraqiten nga Kryetari i Bashkisë.

Ndërkohë duke pranuar se puna në sektorin e bujqësisë ka çaluar në disa drejtime, Ministri Peleshi paraqiti objektivat për 4 vitet e ardhshme dhe cilët janë sektorët ku do të ndërhyhet me emergjencë.

Për fermerët e Shirgjanit problem mbetet një nga kanalet më të rëndësishëm të kësaj zone, kanali Polis Tudan i cili kërkon një investim të konsiderueshëm. Në lidhje me këtë Ministri premtoi se shumë shpejt do të ndërhyhet.​ Ata pranuan se një punë shumë e mirë është bërë përsa i përket pastrimit të kanaleve vaditëse dhe kulluese, por problem mbetet mungesa e tregut për prodhimet e tyre dhe ngritja e pikave të grumbullimit.

Fermerët e kësaj njësie morën angazhimin e Ministrit Peleshi për problematikat e paraqitura. Vetë Ministri kërkoi bashkimin e fermerëve në kohën e shitjes së produkteve në mënyrë që grumbulluesit të shfaqin interes, qoftë edhe për ngritjen e pikave të grumbullimit.

Nga ana tjetër z. Sejdini edhe një herë siguroi fermerët për mbështetjen e Bashkisë së Elbasanit në zgjidhjen e problemeve në kompetencë të saj dhe adresimin e pjesës tjetër shqetësimeve të tyre.

 

Eventet

<nëntor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27
28
e martë, nëntor 28, 2017
29
e mërkurë, nëntor 29, 2017
30123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ