Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > 350 pemë të reja i shtohen Elbasanit

Kategorite

Filtro:

350 pemë të reja i shtohen Elbasanit

​350 pemë të reja i janë shtuar hapësirave të gjelbra të qytetit të Elbasanit në kuadër të javës së pyllëzimit. Bashkia e Elbasanit në bashkëpunim me institucione të tjera vendore dhe shoqata nisi aksionin e pylëzimit i cili do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

Punonjësit e bashkisë u ndanë në pika të ndryshme të qytetit për të dhënë kontributin e tyre për mbjelljen e pemëve.

Nënkryetari i Bashkisë Z. Klevis Xhoxhi bashkë me përfaqësues të Inspektoriatit të Mjedisit dhe shoqatës Tjetër Vizion" nisën mbjelljen e pemëve në rrugën "Borodin Mitarja".

Sipas Z. Xhoxhi, përveç pyllëzimit në çdo cep të Bashkisë Elbasan, gjithashtu qytetit do t'i shtohen tre lulishte të reja:

"Bashkia e Elbasanit ka marrë masat që të pyllëzohet i gjithë qyteti. Një falenderim i veçantë shkon për të gjithë institucionet dhe shoqatat të cilat i janë bashkangjitur kësaj nisme për pyllëzimin dhe mbjelljen e pemëve në qytetin e Elbasanit. E veçanta e kësaj jave është që Bashkisë së Elbasanit i shtohen edhe tre lulishte të reja, konkretisht një lulishte tek kthesa e Krastës, një lulishte në unazën lindore të qytetit dhe një tek kryqëzimi i Cerrikut."

Nënkryetari i Bashkisë u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që gjatë këtij muaji dhe gjatë kësaj javë të mbjellin sa më shumë bimë, sa më shumë pemë për një gjelbërim dhe një mjedis sa më të pastër për të gjithë.

 

Eventet

<qershor 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
28293031123
45678910
11121314151617
18192021222324
2526272829301
2345678

Se shpejti


Buletini Informativ