Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Situata nga përmbyetjet, bashkia në terren gjatë gjithë natës.

Kategorite

Filtro:

Situata nga përmbyetjet, bashkia në terren gjatë gjithë natës.

Situata e përmbytjeve në lagjen “5 Maji” ka mbledhur në një mbledhje emergjente në orët e vona të mbrëmjes Shtabin e Emergjencave në bashki e prefekturë, deputetët dhe nënkryetarët e bashkisë. 
Grupet e terrenit raportuan për situatën deri në orën 22:00 ku aktualisht 4 banesa paraqiten nën ujë dhe dëmet konsistojnë kryesisht në mobilje dhe pajisje elektroshtëpiake. 
Sipas specialistëve, përmbytjet në këtë zonë kanë si shkak një rrebesh të jashtëzakonshëm dhe të paparashikueshëm, por edhe ndërtimet të cilat kanë bllokuar kanalet. 
Nga ana e Ndërmarrjes së Ujësjellësit u bë me dije se nuk ka asnjë problem përsa i përket furnizimit me ujë të pijshëm apo ndotje të tij. Situata në këtë drejtim është normale. 
Përmbytjet kanë prekur vetëm një pjesë të lagjes “5 Maji” ndërsa fatmirësisht nuk ka problem në asnjë zonë tjetër të qytetit. 
Një grup pune, i kryesuar nga nënkryetari i bashkisë, është nisur sërish në terren për të parë situatën gjatë gjithë natës, edhe pse fatmirësisht nuk ka përkeqësim të motit.


Eventet

<qershor 2019>
HënMarMërEnjPreShtDie
272829303112
3
4
e martë, qershor 4, 2019
56789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
1234567

Se shpejti


Buletini Informativ