Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Piktori , Edwart Lear “rikthehet” në Elbasan

Kategorite

Filtro:

Piktori , Edwart Lear “rikthehet” në Elbasan

Udhëtim pas 170 vjetësh

                            Piktori , Edwart Lear "rikthehet" në Elbasan

Një piktor i harruar për shqiptarët "rikthehet" në qytetin e Elbasanit. Pikërisht në qendër të këtij qyteti e përgjatë  luginës së Shkumbinit , ku afro 170 vjet më parë , do të shëtiste me penelin e tij përgjatë rrugës "Egnatia" e në qytete kryesore të vendit tonë. Ekspozita e piktorit të famshëm anglez,  Edwart Lear , është kthyer kësisojë në  rrugëtimin e saj  përgjatë vijës "Egnatia". Ekspozita në fjalë , e mundësuar nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit, u prezantua për qytetarët e Elbasanit, pikërisht në qendrën historike, në sheshin kryesor. Pikërisht aty , tek Rrapi i Bezistanit , si Monument Kulture dhe i vetmi "dëshmitar" gjallë në kohën kur piktori i famshëm anglez ka kaluar këtu me impresionet e tij në telajo. Pikturat janë siguruar nga Universiteti i Harvardit, ku ruhen afro 140 punime të tij , nga të cilat 37 , janë sjellë në qytetin e Elbasanit. Skica  të, Lear,  sjellin objekte, kulturën , trashëgiminë shqiptare  dhe kolorin mjaft tërheqës , përgjatë vijës antike,  që niste nga Italia dhe përfundon në Lindjen e Largët. Drejtori i Agjensisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, mes të tjerash tha se "gjetja e pikturave të Eduard Lir,  ka ardhur si një mundësi për të promovuar rrugën e vjetër "Egnatia" si intenerar turistik". Tare do të  theksonte se "… promovimi i via "Egnatia",  - ka nisur dy vjet më parë dhe piktori Lir, nga të fundit udhëtarë të periudhës së romanticizmit dhe në perëndim të Perandorisë Osmane , ka kapur trashëgiminë,  kostumet dhe objektet,  që sot edhe nuk ekzistojnë. Ekspozita do të "udhëtojë" në Librazhd dhe Pogradec,  si segmente të mbetura të intenerarit të rrugës "Egnatia". Tare ka pohuar  se "Agjencia Kombëtare e Bregdetit,  nuk e ka kompetencë promovimin, gjë që duhet ta bënin institucione të tjera,  por e ka bërë këtë , sidomos në nivelin ndërkombëtar ,ku ka pasur shumë sukses. Sidoqoftë, Tare nuk mohon bashkëpunimin me Bashkinë e Elbasanit , që është pjesë e këtij aktiviteti. Dhjetëra punime të piktorit në fjalë , paraqesin Elbasanin e vjeshtës së vitit 1848, Tiranën, Manastirin  dhe elementë të via "Egnatia" deri në Ohër.

Eventet

<shtator 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
28293031123
45678910
11121314151617
18192021222324
2526272829301
2345678

Se shpejti


Buletini Informativ