Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > ​NJOFTIM : PLANI I DETAJUAR VENDOR PER NJESISE 1/119

Kategorite

Filtro:

​NJOFTIM : PLANI I DETAJUAR VENDOR PER NJESISE 1/119

MBESHTETUR NE LIGJIN 107/2015 "PËR PLANIFIKIMIN DHE ZHVILLIMIN E TERRITORIT" NENI 22 "PLANI I DETAJUAR VENDOR" , VKM Nr. 408, datë 13.5.2015 "PËR MIRATIMIN E RREGULLORES SË ZHVILLIMIT TË TERRITORIT" SI DHE VKM Nr.686  date 22.11.2018 SEKSIONI 9 "PLANI I DETAJUAR VENDOR" , BASHKIA ELBASAN KA PERGATITUR PROJEKT-PLANIN  E PDV SE NJESISE ME KOD 1/119 .

NE ZBATIM TE VKM Nr.686  date 22.11.2018

Neni 70  Hartimi dhe këshillimi i PDV-së

1. Procesi i hartimit PDV-së nis me botimin e njoftimit të bashkisë në Regjistrin Kombëtar të Planifikimit të Territorit të vendimmarrjes së kryetarit të njësisë vendore.
2. Njoftimi për nisjen e hartimit të PDV-së përmban:
a) Kodin e Njësisë, të paracaktuar nga Plani i Përgjithshëm Vendor, shoqëruar me përcaktimet për zhvillimin e njësisë që rrjedhin nga ky plan.
b) Deklaratën e dakordësisë së pronarëve që kanë në pronësi jo më pak se 51% të sipërfaqes së njësisë, në rastin e hartimit të PDV-së me nismë private, në përputhje me pikën 5, të nenit 22 të ligjit.
c) Sipas vlerësimit të autoritetit përgjegjës për planifikimin, mund të përmbajë edhe:
i) buxhetin për hartimin e PDV-së, kur është me nismë publike;
ii) planin e veprimit për hartimin e PDV-së.
3. Këshillimi i PDV-së, në rastet sipas përcaktimeve të pikës 6, të nenit 22 të ligjit, kryhet përmes botimit të dokumentit në regjistër, informimit të palëve të interesuara dhe publikut nëpërmjet një a më shumë mjeteve tradicionale të informimit dhe, në rast se kërkohet, përmes organizimit të takimeve publike me ta.
4. Në çdo rast, dokumentacioni i plotë përfundimtar i PDV-së botohet në regjistër dhe qëndron i disponueshëm për këshillim të paktën për 30 (tridhjetë) ditë përpara vendimmarrjes së kryetarit.

NENI 72  "Miratimi dhe hyrja ne fuqi e pdv-se" ku percaktohet                              :

1. Procesi i miratimit të planit të detajuar vendor (PDV) bëhet në përputhje me përcaktimet e neneve 22 e 25 të ligjit                                               .
2. Autoriteti përgjegjës për miratimin e PDV-së është kryetari i bashkisë, në përputhje me shkronjën “dh”, të pikës 1, të nenit 13 të ligjit                                   .
3. Kryetari i bashkisë merr vendimin për miratimin e planit të detajuar vendor, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga data e paraqitjes për shqyrtim të dokumentacionit të plotë përfundimtar, pasi ka informuar palët e interesuara përmes RKPT-së, faqes zyrtare të bashkisë, si dhe një a më shumë mjeteve tradicionale të informimit dhe, në rast se kërkohet, kryen takime publike me ta.
4. Kryetari i bashkisë vendos miratimin e planit të detajuar vendor, bazuar në raportin teknik, të përgatitur nga strukturat përgjegjëse të planifikimit të autoritetit vendor, vetëm në rast se nuk shprehen kundër banorët që kanë në pronësi më shumë se një të tretën e sipërfaqes së zonës përkatëse të zhvillimit.
5. Në rast se ka kundërshtime si më sipër, kryetari i njësisë së qeverisjes vendore organizon takime publike me palët e interesuara, shqyrton vërejtjet ose propozimet përkatëse dhe vlerëson reflektimin e tyre në planin e detajuar vendor                                       .
6. Në përfundim të procesit, kryetari vendos në lidhje me miratimin e planit, duke u shprehur edhe në lidhje me pranimin ose mospranimin e propozimeve dhe vërejtjeve të depozituara.
7. Dokumenti i planit të detajuar vendor hyn në fuqi me botimin e plotë në Regjistrin Kombëtar të Planifikimit të Territorit të vendimit të miratimit nga kryetari i bashkisë dhe dokumenteve përbërëse të PDV-së.

BASHKIA ELBASAN BOTON BASHKENGJITUR KETIJ DOKUMENTI PLANIN E DETAJUAR VENDOR TE NJESISE 1/119 PER SHQYRTIM NGA SUBJEKTET DHE QYTETARET E INTERESUAR                                   .
KY NJOFTIM DO TE JETE I VLEFSHEM PER KOMENTE 30 DITE NGA DITA E BOTIMIT DHE PAS KETIJ AFATI HYN NE FUQI                                    .
JENI TE LUTUR QE CDO KOMENT APO KERKESE PER INFORMACION TA PARAQISNI ME SHKRIM PRANE ZYRAVE TE INFORMACIONIN TE BASHKISE ELBASAN.

ME RESPEKT

QAZIM SEJDINI

Korrespondenca institucionale me ALUIZNI

Korrespondenca institucionale me DAMT qarku Elbasan

Korrespondenca institucionale me IMK

Korrespondenca institucionale me ZVRPP ELBASAN

PDV  EL.1-119  PROJEKT-IDE

PDV EL.1-119 Rregullore (draft final)

Eventet

<prill 2019>
HënMarMërEnjPreShtDie
25262728293031
1234567
891011121314
151617181920
21
e diel, prill 21, 2019
222324252627
28
e diel, prill 28, 2019
2930
1
e mërkurë, maj 1, 2019
2345

Se shpejti


Buletini Informativ