Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Kryetari i Bashkisë, pritje në nderim të artistëve

Kategorite

Filtro:

Kryetari i Bashkisë, pritje në nderim të artistëve

Në një ceremoni festive, ku nuk munguan simbolet e festave të Nëntorit, Kryetari i Bashkisë Z. Qazim Sejdini bëri një pritje nderimi për të gjithë aktorët e regjisorët, artistë të teatrit “Skampa”, drejtues të Qendrës së Artit dhe të gjithë ata që japin kontributin e tyre për pasurimin e jetës artistike e kulturore të Elbasanit. 
Kohët e fundit Qendra e Artit në Elbasan ka pasur një performancë të shkëlqyer, duke “rrëmbyer” disa çmime me radhë, në evente të organizuara brenda vendit dhe në trojet shqiptare. 
Kryetari i Bashkisë Z. Qazim Sejdini uroi artistët dhe organizatorët për punën e shkëlqyer duke i dhënë Elbasanit vendin që meriton si qyteti i kulturës dhe dijes. 
Drejtori i Qendrës së Artit përgëzoi Bashkinë e Elbasanit për mbështetjen dhe veçanërisht angazhimin personal të Kryetarit të Bashkisë në mbështetje të çdo organizimi artistik dhe kulturor në qytet. 
Premiera “Volpone” triumfoi me katër çmime në Festivalin Teatror “Kadri Roshi” në Gjirokastër. “Shfaqja më e mirë”, “Regjia më e mirë”, “Aktori më i mirë” dhe “Aktorja më e mirë jo protagoniste”. 
Ansambli “Isuf Myzyri” fitoi çmimin e parë në festivalin “Brumi i Jetës në Gjirokastër”; çmimin e parë në Festivalin Kombëtar të Këngës Popullore Qytetare, Elbasan; çmimin e parë në Festivalin e Këngës Qytetare në Prizren.
Orkestra e Harqeve mori çmimin e parë në Takimin Kombëtar të Harqeve, Elbasan. 
Banda “Afërdita” u nderua me çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar të bandave në Shkodër. 
Në festivalin Kombëtar të Teatrit, i cili u zhvillua në Teatrin Kombëtar në Tiranë, shfaqja “Babai” mori çmimin e aktorit më të mirë, me të papërsëritshmin Reshat Arbana.

Eventet

<mars 2019>
HënMarMërEnjPreShtDie
25262728123
45678910
111213
14
e enjte, mars 14, 2019
151617
18192021
22
e premte, mars 22, 2019
2324
25262728293031
1234567

Se shpejti


Buletini Informativ