Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > THIRRJE PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE

Kategorite

Filtro:

THIRRJE PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE

​​                             

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

BASHKIA ELBASAN

 

BASHKIA  ELBASAN NË PARTNERITET ME PROGRAMIN ReLOaD SHPALL:

 

 THIRRJE PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE PËR DORËZIMIN E PROJEKT PROPOZIMEVE NË PROGRAMIN RAJONAL PËR DEMOKRACINË LOKALE NË BALLKANIN PERËNDIMOR

(ReLOaD) 

Programi Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë: Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën*, ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Malin e Zi dhe Serbinë. Qëllimi i përgjithshëm i programit ReLOaD është që të fuqizojë demokracitë pjesëmarrëse dhe procesin e integrimit në BE në Ballkanin Perëndimor, duke e fuqizuar shoqërinë civile që të jetë pjesë e proceseve të vendimmarrjes si dhe duke kontribuar dhe mundësuar një mjedis ligjor dhe financiar inkurajues për shoqërinë civile 

Qëllimi specifik i këtij programi është fuqizimi i bashkëpunimit ndërmjet njësive të pushtetit lokal dhe shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor, duke inkurajuar zbatimin e modelit te suksesshëm të realizuar në Bosnje dhe Hercegovine lidhur me financimin e organizatave të shoqërisë civile (OSHC) nga buxheti i pushtetit lokal ne përputhje me prioritet lokale 

Programi ReLOaD do të promovojë sinergji ndërmjet njësive të pushtetit lokal dhe OShC-ve duke kontribuar në rritjen e cilësisë së jetesës në rreth 50 njësi të pushtetit vendor në gjithë Ballkanin Perëndimor të cilat priten të përfshihen dhe të kenë përfitime direkt në procese vendimmarrëse, gjithëpërfshirëse dhe transparente. Programi do ë zbatohet për një periudhë 36 mujore. ReLOaD në Shqipëri pritet të zbatojë rreth 50 projekte të OSHC-ve në 12 bashkitë  partnere dhe të ofrojë shërbime të përmirësuara dhe të shumëllojshme për qytetarët që marin shërbime në këto bashki. 

Bashkia Elbasan  dhe programi ReLOaD fton të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC-të) në Shqipëri që të paraqesin projekt-propozime që janë në përputhje me objektivat zhvillimore të bashkisë Elbasan dhe janë në përputhje me prioritetet e përcaktuara më poshtë: 

  1. Përfshirja sociale e grupeve në nevojë
  2. Fuqizimi ekonomik i të rinjve
  3. Barazia gjinore
  4. Zhvillimi i qëndrueshëm i mjedisit me fokus kryesor  turizmin

Shuma e fondeve për projektet e miratuara do të jetë prej 650.000 Lek deri 4.500.000 Lek.

OShC-të lejohen që të dorëzojnë më shumë se një projekt propozim për aq kohë sa shuma e përgjithshme e ndarë nuk kalon shumën prej 8.000.000 Lek gjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit ReLOaD (deri në janar 2020). 

________________________________________________________

[1] Të gjitha referencat lidhur me Kosovën duhet të kuptohen në përputhje të plotë me Rezolutën 1244 (1999)

 


Bashkia rezervon të drejtën të mos i alokojë të gjitha fondet që ka në dispozicion në rast se projekt-propozimet e paraqitura nuk i plotësojnë kriteret e përcaktuara. Kohëzgjatja e secilit projekt mund të shkojë nga 6 deri në 12 muaj. Projektet e përzgjedhura duhet të zbatohen në periudhën nga muajin  Mars 2018  deri në muajin Shkurt  2019 

PËRSHTATSHMËRIA / PRANUESHMËRIA:

Pjesëmarrja në këtë thirrje publike është e hapur, në baza të barabarta, për të gjitha OShC-të e regjistruara zyrtarisht (shoqata/organizata apo fondacion) në përputhje me ligjet dhe rregulloret e në fuqi në Shqipëri. Të gjitha organizatat e shoqërisë civile të interesuara mund të gjejnë informata të hollësishme rreth kushteve për aplikim si dhe për kriteret për financimin e projekteve në Udhëzimin për Aplikant, që është pjesë përbërëse e dokumentacionit të thirrjes publike. 

DOKUMENTACIONI:

Dokumentacioni i aplikimit për thirrjen publike të Bashkisë Elbasan do të jetë i disponueshëm nga 22 Janar 2018  pas dërgimit të një kërkese me e-mail në adresën bashkiaelbasan@elbasani.gov.al  ku duhet ta citoni emrin e organizatës së interesuar, ose duke u paraqitur personalisht në zyrën e Protokollit në Bashkinë Elbasan , Rrg " Qemal Stafa", kodi postar 3001, Elbasan. Të gjitha informatat e nevojshme, si dhe një version elektronik i paketës së aplikimit mund të gjendet edhe në web-faqen zyrtare të Bashkisë Elbasan www.elbasani.gov.al  si dhe në web-faqen e UNDP (www.al.undp.org). 

Sesionet informuese (ditët e hapura) lidhur me këtë ftesë me OShC-të e interesuara për të aplikuar do të mbahen në Bashkinë e Elbasan  me datën  8  dhe  9  Shkurt  2018  në orën 9: 30 minuta   sallën e mbledhjeve të  Këshillit Bashkiak në Bashkinë Elbasan. 

Pyetje rreth ftesës publike mund të behën përmes e-mail adresës registry.al@undp.org, duke iu referuar thirrjes publike. Pyetjet mund të dërgohen deri me  14  Shkurt 2018 , ndërsa përgjigjet do të jepen me shkrim brenda 3 ditëve pune që nga data e pranimit të pyetjeve përkatëse. Për qëllime transparence, përgjigjet do t'u dërgohen gjithashtu të gjithë aplikantëve të mundshëm, ose do të botohen në faqen e internetit të Bashkisë Elbasan www.elbasani.gov.al  dhe/ose UNDP. 

DORËZIMI I APLIKIMEVE:

Aplikimet e plotësuara (me të gjithë dokumentet mbështetëse) duhet të dorëzohen në tri (3) kopje të shtypura dhe një koje elektronike (CD apo USB), të vendosura në një zarf të vulosur mbi të cilin është shkruar referenca e thirrjes publike, përmes postës zyrtare apo personalisht gjatë ditëve të punës (e hëne – e premte), nga ora 09:00 deri ora 15:00, në adresat në vijim: Bashkia   Elbasan , Rrg "Qemal  Stafa", kodi postar 3001,  Elbasan. 

Afati për dorëzimin e aplikimeve është data  19 / 02 / 2018 , ora 15:00. Aplikimet e dorëzuara pas këtij afati do të  merren parasysh vetëm nëse vula postare tregon se data dhe koha e dërgimit ka qenë para mbylljes së afatit zyrtar. Pjesa e jashtme e zarfit duhet të përmbajë  titullin e thirrjes për dorëzimin e propozimeve, emrin dhe adresën e plotë të kandidatit, emrin e plotë të projektit dhe mbishkrimin " Të mos hapet përpara hapjes zyrtare " Formulari për regjistrimin e dokumentacionit të pranuar lëshohet nga përfaqësuesi i bashkisë. Të gjithë aplikantët që kanë paraqitur propozime, pavarësisht nëse pranohen ose jo, njoftohen me shkrim për vendimin e marrë për projekt-propozimin e tyre brenda 30 ditësh nga mbyllja e thirrjes publike. Rezultatet do të publikohen në faqen e internetit të Bashkisë Elbasan www.elbasani.gov.al  në tabelën e njoftimeve të Bashkisë  Elbasan  dhe në  web-faqen e UNDP-së    www.al.undp.org  

Shtojca 6....​      Paketa e Plote....

Eventet

<prill 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
2627282930311
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30123456

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ