Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Gati projekti për restaurimin e Bazilikës

Kategorite

Filtro:

Gati projekti për restaurimin e Bazilikës

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro zgjodhi Ditës e Verës për t’i prezantuar Kryetarit të Bashkisë Z Qazim Sejdini dhe deputetëve të Elbasanit, projektin e restaurimit të Bazilikës së Bezistanit. Projekti i paraqitur jep një pamje faktastike të një objekti mjaft të rëndësishëm kulturor dhe historik dhe pritet të shndërrohet në atraksion turistik në qendër të qytetit. 
Ndërhyrjet e parashikuara në Bazilikën e Bezistanit janë rikualifikimi i terrenit përreth monumentit, ndërhyrjet konservuese dhe restauruese, konservimi i mozaikëve, zbulimi i mozaikut në nefin qëndror nëpërmjet çlirimit nga shtresat e dheut, vizitueshmëria e monumentit etj. 
E zbuluar 10 vite më parë Bazilika e Bezistanit në qendër të qytetit të Elbasanit u konsiderua një vlerë mjaft e rëndësishme, por prej atëherë Kryetari i Bashkisë, Z. Sejdini kërkoi ndërhyrjen për ta bërë atë të vizitueshme, ndërhyrje që më në fund do të nisë. 
Ndërtimi i pasarelës, në drejtim tërthor, mbi mozaik do të mundësojë vëzhgimin nga afër të mozaikëve dhe pikturave murale, pa i dëmtuar ato. 
Ministrja gjithashtu theksoi se po punohet paralelisht edhe në ad quintum, një nga stacionet kryesore të rrugës Egnatia i cili ndodhet në Bradashesh, për ta kthyer edhe këtë objekt në një atraksion turistik.

Eventet

<prill 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
2627282930311
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30123456

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ