Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Dita e Verës, axhenda qeveritare zhvendoset ne Elbasan.

Kategorite

Filtro:

Dita e Verës, axhenda qeveritare zhvendoset ne Elbasan.

Në kuadër të festimeve të Ditës së Verës, Qeveria Shqiptare e zhvendosi axhendën e saj dyditore në Elbasan. 

Kryeministri Rama bashkëbisedoi me qytetarët dhe prezantoi projekte konkrete për zhvillimin e mëtejshëm të Bashkisë së Elbasanit. 

Në mbledhjen e qeverisë u morën disa vendime të cilat kishin të bënin konkretisht me qarkun e Elbasanit siç ishte vendimi për vijimin e punimeve dhe afatin përfundimtar të rrugës Tiranë-Elbasan, përfundimi i rrugës Qukës-Qafë Plloçë apo strategjia për ta shndërruar ish kombinatin Metalurgjik në një park industrial i cili do t'i japë zhvillim zonës dhe do të nxisë punësimin.

Kryeministri vlerësoi punën e Bashkisë së Elbasanit përsa i përket mirëfunksionimit të skemës së ndihmës ekonomike. Siç tha ai, Elbasani është shembulli që aftësia e punonjësve ka bërë që ndihma ekonomike të shkojë aty ku ka më shumë nevojë dhe skema të funksionojë.

Më tej Kryeministri, Kryetari i Bashkisë, ministra e deputetë zhvilluan takimet me fermerët për t'i njohur me skemën e re të subvencioneve. Takime të tjera kishin si qëllim njohjen e komunitetit mbi zhvillimin e fshatrave në kuadër të projektit "100 fshatrat", dhe takime në kuadër të procesit të bashkëqeverisjes për t'i bërë qytetarët aktivë për të shprehur çdo shqetësim që kanë.

Kryeministri Rama vizitoi panairin e 21 tregtar të Ditës së Verës ku së bashku me Z. Sejdini vlerësuan punën e bërë deri tani në Elbasan, duke vënë theksin se tashmë duhet të bëhët më shumë për punësimin.  

Eventet

<korrik 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
2526272829301
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
303112345

Se shpejti


Buletini Informativ