Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Nisma më e re për promovimin e qytetit

Kategorite

Filtro:

Nisma më e re për promovimin e qytetit

“Qyteti im” është projekti më i fundit që po zbatohet nga Bashkia e Elbasanit, projekti i cili synon t’u vijë në ndihmë qytetarëve, bizneseve turistëve në kohë reale. “Qyteti im” është një projekt i cili funksionon përmes infopointeve digitale, përmes të cilave qytetarët apo turistët mund të kërkojnë shërbime të fushave të ndryshme. Ky sistem kursen kohë duke krijuar një platformë të përbashkët dhe një situatë të favorshme për përdoruesit dhe ofruesit. Infopointet janë të vendosura në tre pikat kyçe të qytetit, një në qendër të sheshit “Aqif Pasha”, një tek teatri “Skampa” dhe tjetra në hyrje të kalasë. 
Infopointe-et multimediale më së shumti u shërbejnë turistëve të cilët e quajnë ndryshe këtë sistem si “ishujt e informacionit” pasi ato i ndihmojnë për të gjetur rrugën e tyre turistike dhe për t’u informuar për ngjarje, lajme, motin etj. 
Në të njëjtën kohë këto paisje shërbejnë për të promovuar turizmin, vlerat e qytetit dhe për reklamim. Secili infopoint përmban me qindra faqe informacioni, skeda turistike, lidhje reale me geo-lokalizim mundësuar nga google maps, informacione eventesh, informacione rreth hoteleve, gastronomisë, muzeumeve, pikave turistike me vlerë për tu vizituar si dhe informacion publicitar.

Eventet

<shtator 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
272829303112
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
1234567

Se shpejti


Buletini Informativ