Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Sejdini prezanton para kryeministrit projektet e rëndësishme për Elbasanin.

Kategorite

Filtro:

Sejdini prezanton para kryeministrit projektet e rëndësishme për Elbasanin.

​​

Kryetari i Bashkisë ka pritur këtë mëngjes në zyrën e tij Kryeministrin Rama në një takim kokë më kokë ku ndër të tjera u diskutua për projekte të rëndësishme për zhvillimin e qytetit. 

Më pas zyrtarët ju drejtuan prefekturës ku Rama prezantoi Prefektin e ri të Elbasanit Z. Gledian Llatja.

Në takimin e nëprefekturë Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Sejdini prezantoi disa projekte të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të Elbasanit.

Z. Sejdini u ndal tek nevoja emergjente për rikonstruksionin e përroit të Zaranikës duke paraqitur projektin e gatshëm tashmë. Po ashtu Kryetari i Bashkisë paraqiti para Kryeministrit dhe të pranishmëve projektin për shndërrimin e Treganit, zona më e rëndësishme në vend që ofron shërbimin e ujërave termale.

Loti i dytë i investimit për furnizimin 24 orë me ujë të pijshëm të qytetit të Elbasanit u cilësua po kaq i rëndësishëm nga Z. Sejdini.

Po ashtu një projekt që u vlerësua edhe nga Z. Rama ishte ai për rikonstruksionin e teatrit "Skampa", një dosmosdoshmëri tashmë për shkak të amortizimit të madh që ka pësuar godina.

Sistemi GIS i regjistrimit të adresave ishte po ashtu një nga pikat ku Z. Sejdini u ndal gjatë në prezantimin e tij.

Kryetari i Bashkisë gjithashtu së bashku me Kryeministrin, Ministren e Shëndetësisë dhe grupin e deputetëve, më herët inspektuan investimet e fundit në spitalin rajonal të Elbasanit ku së fundmi ofrohet shërbimi i rezonancës magnetike dhe ekografia dixhitale.

Kryeministri inspektoi edhe ecurinë e punimeve për rikonstruksionin total të ish godinës së dikurshme të kirurgjisë e cila do të jetë urgjenca e re e spitalit rajonal të Elbasanit me kushte dhe standardet e kërkuara për të ofruar shërbim dinjitoz për pacientët. 

Eventet

<shkurt 2019>
HënMarMërEnjPreShtDie
28293031123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ