Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Kryetari i Bashkisë i jep titullin “E Ardhmja e Qytetit” 15 vjeçarit Rei Dunja.

Kategorite

Filtro:

Kryetari i Bashkisë i jep titullin “E Ardhmja e Qytetit” 15 vjeçarit Rei Dunja.

Kryetari i Bashkisë i ka dhënë titullin "E Ardhmja e Qytetit" 15 vjeçarit Rei Dunja, si pjesëmarrës dhe vlerësues me çmim special në Olimpiadën e Matematikës, Brazil 2017.

Mes 1560 konkurentëve nga 112 vende të botës, Rei solli në Elbasan një çertifikatë nderi duke e nderuar qytetin e tij, familjen dhe të gjithë Shqipërinë.

15 vjeçari falenderoi Kryetarin e Bashkisë për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë duke i mundësuar edhe udhëtimin në Brazil pasi familja e kishte të pamundur të përballonte shpenzimet.

Rei u shpreh se kjo çertifikatë nuk i takon atij, por të gjithë qytetarëve të Elbasanit dhe të gjithë atyre që e kanë ndihmuar dhe e kanë mbështetur gjithmonë.

Duke shprehur vlerësimet maksimale për 15 vjeçarin Rei Dunja, Kryetari i Bashkisë tha se të tillë të rinj i duhen qytetit dhe vendit për një të ardhme të sigurt dhe më të mirë.

Rei Dunja është nxënës në vitin e parë të gjimnazit Ahmet Dakli, së bashku me një grup nxënësish nga Shqipëria mori pjesë në Olimpiadën e 58 Ndërkombëtarë të Matematikës.

Kjo nuk ishte gara e parë për Rein i cili gjithashtu është fitues i vendit të parë në Olimpiadën Mbarëkombëtare të Matematikës.

Eventet

<nëntor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27
28
e martë, nëntor 28, 2017
29
e mërkurë, nëntor 29, 2017
30123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ