Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Kryetari i Bashkisë një takim miqësor me aktorët e premierës "Babai"

Kategorite

Filtro:

Kryetari i Bashkisë një takim miqësor me aktorët e premierës "Babai"

"Babai" po vjen në teatrin "Skampa". Premiera më e re e regjisorit Spiro Duni është në përgatitjet e saj të fundit për të ardhur pranë publikut elbasanas në 11-19 Nëntor. Por përpara se të venë në skenë komedinë e trishtë, aktorët kanë zgjedhur të kenë një takim të veçantë me kryetarin e Bashkisë Z. Sejdini i cili ka qenë edhe mbështetësi kryesor i shfaqjes. 
Sejdini priti në zyrën e tij aktorët e mirënjohur Reshat Arbana, Flaura Kureta, Hysen Mullajonuzi, Mario Elezi dhe Elia Zaharia në një bisedë miqësore e cila kryesisht u përqendrua rreth shfaqjes, por edhe rreth Qendrës së Artit në përgjithësi e cila vitet e fundit po gjallëron ndjeshëm jetën kulturore në qytet. 
Regjisori Spiro Duni, ndër të tjera theksoi punën e shkëlqyer që mund të bësh me aktorë dhe bashkëpunëtorë të kësaj kategorie. Ndërkohë Arbana dhe aktorët e tjerë falenderuan z. Sejdini për mbështetjen që tregon gjithmonë për artin. 
Qendra e Artit nis me këtë shfaqje aktivitetet me rastin e Festave të Nëntorit. Ndërkohë vijojnë përgatitjet dhe të tjera aktivitete na presin në datat 11 Nëntor, 28 dhe 29 Nëntor.

Eventet

<nëntor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27
28
e martë, nëntor 28, 2017
29
e mërkurë, nëntor 29, 2017
30123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ