Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Nis rikualifikimi i parkut “Rinia”, risi pafund dhe hapësira shlodhëse dhe argëtuese për të gjithë.

Kategorite

Filtro:

Nis rikualifikimi i parkut “Rinia”, risi pafund dhe hapësira shlodhëse dhe argëtuese për të gjithë.

​I ndërtuar rreth viteve 70, dhe i rikonstruktuar në vitin 2002, Parku kryesor dhe më i madh i Elbasanit po i nënshtrohet një rikualifikimi të plotë i cili parashikon edhe krijimin e vendeve të shlodhjes dhe argëtimit për të gjitha moshat. 

Parku do të marrë një pamje të re, e gjitha është rikonceptuar nga e para. Nga planimetria shihet qartë se mënyra e funksionimit, sistemi rrugor dhe mobilimi urban do të realizohen nga e para, në funksion të kohës duke qenë se edhe kërkesat e qytetarëve vijnë gjith,monë e në rritje.

Impakti i sipërfaqeve të betonuara është minimal duke i lënë sa më shumë hapësirë gjelbërimit.

Krijimi i një nënkalimi, i cili do të jetë i një niveli më të thellë rreth 3m, do të krijojë një shëtitore për ata që duan më tepër qetësi dhe freski. Ky nënkalim do të përshkojë të gjithë hapësirën e parkut nga perëndimi në lindje, do të ketë një formë natyrore ku muret do të jenë të veshur me gurë për të krijuar një ambient sa më natyral dhe sa më afër konceptit të parkut. Kjo shëtitore tokësore sjell që të gjithë rrugët të kryqëzohen duke krijuar ura që janë elementë urban shumë dekorativë në çdo park.

Ndërsa përsa i përket fëmijëve dhe ambienteve sportive, mobilimi është konceptuar në disa zona funksionale për t'u shërbyer të gjitha grupmoshave dhe kërkesave. Mobiliet urbane do të jenë të vendosura në kufirin jugor për të krijuar një barrierë dhe për t'i lënë sa më shumë hapësirë gjelbërimit.

Në parkun e rikonceptuar do ketë ambjente për çdo lloj grupmoshe, si ajo për moshën e tretë me tavolina shahu e dominoje, tavolina pikniku për familjarët.

Risi në këtë park është gjithashtu rakenboksi, pista e vrapimit, një fushë basketbolli dhe vollejbolli në përmasa standarde, si dhe disa sheshe për fitnes.

Parku do të jetë në shërbim vetëm të qytetarëve ç'ka do të thotë që nuk do ketë asnjë veprimtari tjetër përveç atyre që parashikon ky projekt. Janë parashikuar disa pika shërbimi në pronësi të Bashkisë për nevoja të qytetarëve si dhe disa nyje higjenosanitare mjaft të zhvilluara.

Pasqyrat ujore dhe krijimi i disa shatërvanëve të shpërndarë në të gjithë siparfaqen e parkut do t'i japin atij një pamje sa shlodhëse aq edhe të bukur. Ndërsa përsa i përket gjelbërimit, projekti do të bëjë që të priten  43 pemë, por do të mbillen 300 të reja, do shtrohet 27 mijë mkatrorë bar, 9000 shkurre dekorative dhe 27 mijë lule. 

Eshtë për tu theksuar kujdesi i veçantë që është treguar për personat me aftësi ndryshe.  Parku do të jetë i aksesueshëm në të gjitha pikat e tij nga kjo kategori. 

Eventet

<gusht 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
31123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ