Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Nënshkruhet marrëveshja për zbatimin e programit ROMACTED

Kategorite

Filtro:

Nënshkruhet marrëveshja për zbatimin e programit ROMACTED

Bashkia e Elbasanit, Zyra e Këshillit të Europës dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit në kuadër të zbatimit të Programit ROMACTED, një nismë e përbashkët midis Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës.

Qëllimi i këtij Memorandumi Mirëkuptimi është të sigurojë një kuadër të bashkëpunimit midis palëve të mësipërme në kuadër të zbatimit të Programit ROMACTED, që synon të promovojë qeverisjen e mirë dhe fuqizimin rom në nivel vendor.

Nënkryetari i Bashkisë Klevis Xhoxhi pasi firmosi marrëveshjen u shpreh se vizioni i Bashkisë së Elbasanit është " një shoqëri gjithëpërfshirëse, që krijon akses të barabartë për të gjithë qytetarët në lidhje me shërbimet publike, duke lehtësuar dhe mbështetur pjesëmarrjen e tyre active në shoqëri, pavarësisht nga niveli i të ardhurave, gjinia, mosha, besimi fetar, aftësia e kufizuar, përkatësia etnike, orientimi seksual apo vendbanimi."

Z. Xhoxhi vuri në dukje se Elbasani renditet qyteti i dytë për nga numri i popullësisë rome dhe historikisht është karakterizuar nga marrëdhënie harmonike midis këtij komuniteti dhe shumicës. \Marrëdhëniet kanë evoluuar ndër vite dhe Elbasani mbetet qytet model për bashkëjetesën mes komuniteteve etnike dhe besimeve fetare.

Palët e përfshira në këtë marrëveshje bien dakord që të bashkëpunojnë për fuqizimin e komuniteteve vendore rome, për të kontribuar në hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve dhe projekteve për to.

Në kuadër të këtij projekti Bashkia Elbasan do të:

- promovojë përfshirjen rome në nivel vendor, bazuar në parimet e Qeverisjes së Mirë Demokratike, formuluar nën kuadrin e Këshillit të Europës;

- përfshijë Këshillin Vendor në mbështetjen e pjesëmarrjes së bashkisë përgjatë gjithë kohëzgjatjes së programit dhe kontributit në arritjen e objektivave të tyre në nivel vendor;

- sigurojë angazhimin efektiv të shërbimeve të ndryshme bashkiake me përfaqësuesit e komunitetit vendor rom, për të zhvilluar dhe zbatuar, bazuar në një proces pjesëmarrës, një plan të përbashkët vendor veprimi duke përfshirë objektiva afatshkurtër dhe afatmesëm për përmirësimin e situatës së romëve dhe aksesit të tyre kundrejt shërbimeve publike; etj

Eventet

<shtator 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
272829303112
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
1234567

Se shpejti


Buletini Informativ