Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Përfundon loti i parë i rrugës Kodër Bujaras-Gostimë-Elbasan

Kategorite

Filtro:

Përfundon loti i parë i rrugës Kodër Bujaras-Gostimë-Elbasan

Një zonë e cila vuante tërësisht mungesën e infrastrukturës tashmë gëzon një rrugë konform të gjitha standardeve. Bëhet fjalë për rrugën Kodër Bujaras-Gostimë në Elbasan. Investimi i kësaj rruge u bë i mundur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit të Rajoneve.
Kryetari i Bashkisë Qazim Sejdini së bashku me Kryetarin e Grupit Parlamentar Taulant Balla dhe deputetin Arben Kamami inspektuan përfundimin e punimeve. Sejdini informoi edhe për projektin i cili synon shndërrimin e zonës së Treganit dhe zhvillimin e mëtejshëm të saj:
“Kjo është një nga rrugët më të bukura dhe më me interes për Njësinë Administrative të Treganit dhe të Gostimës. Është bërë 1/3 e rrugës ndërkohë që ka edhe dy faza të tjera. Është fillimi i një investimi tjetër tepër të fuqishëm që do të lidhë përfundimisht Gostimën me Llixhën, duke përfshirë edhe projektin studimor për Llixhën.
Kjo rrugë ka dy përfitime. E para janë banorët e zonës të cilët e kërkonin prej vitesh dhe e dyta, duke qenë zonë shëndetësore, mjekësore dhe turistike është edhe një nyjë lidhëse me pjesën tjetër të Shqipërisë duke kaluar nga Gostima, jo vetëm në Gramsh, por edhe në Berat.”
Balla theksoi dosmosdoshmërinë e zhvillimit të kësaj zone, për shkak të rëndësisë së saj si një nga zonat më të mëdha që ofrojnë shërbimin e ujërave termale, dhe zhvillimin gjithashtu të agroturizmit:
“Kjo rrugë lidh një zonë shumë të rëndësishme përsa i përket agroturizmit pasi zona e llixhës është një atraksion shëndetësor dhe turistik për gjithë Shqipërinë dhe trevat mbarëshqiptare.
Janë me qindra e me mijëra shqiptarët, qoftë nga Shqipëria, Kosova apo Maqedonia që shfrytëzojnë llixhat dhe gjithë kjo zonë furnizon me prodhime agroushqimore destinacionin turistik të llixhave. 
Të gjitha këto njësi, Shushica, Shirgjani, Gjergjani, Tregani, janë pikërisht zona ku ne jemi tërësisht të fokusuar për të ndryshuar infrastrukturën pasi janë zona punëtore që e kanë lidhur jetën e tyre me bujqësinë dhe për këtë ne duam t’i japim rëndësi agroturizmit.”
Deputeti i zonës Arben Kamami vuri në dukje dosmosdoshmërinë e këtij aksi për banorët e zonës, të cilët ishin mosbesues, pasi për shumë vite e kishin pritur këtë investim dhe nuk ishte realizuar:
“Këtë investim e premtuam në fushatën e vitit 2015 dhe sot 1/3 e tij është realizuar dhe me parametrat e kërkuar. Deri në fund të vitit do të vazhdojmë investimin edhe në 2/3 e mbetura të kësaj rruge.”
Përfundimi i kësaj rruge do të bëjë të mundur edhe shkurtimin e lidhjes më tej me qytete të tjera të Shqipërisë si Kuçova dhe Berati.

Eventet

<nëntor 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
2930311234
567891011
12131415161718
192021222324
25
e diel, nëntor 25, 2018
2627
28
e mërkurë, nëntor 28, 2018
29
e enjte, nëntor 29, 2018
3012
345679

Se shpejti


Buletini Informativ