Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Nisin punimet në rrugët “Çaush Asllani” dhe “Ismail&Xhemali Debrova”

Kategorite

Filtro:

Nisin punimet në rrugët “Çaush Asllani” dhe “Ismail&Xhemali Debrova”

​​Kryetari i Bashkisë Z. Qazim Sejdini së bashku me Kryetarin e Grupit Parlamentar Taulant Balla inspektuan punimet për rikonstruksionin e rrugëve “Çaush Asllani” dhe “Ismail&Xhemali Debrova” në qytetin e Elbasanit. Pas një bllokimi të qëllimshëm të zbatimit të projektit për rikonstruksionin e këtyre akseve të rëndësishme, më në fund puna ka nisur dhe brenda 90 ditëve të dyja rrugët do të jenë të përfunduara dhe konform të gjitha standardeve. 
Kryetari i Bashkisë Z. Sejdini, vuri në dukje rëndësinë e këtij aksi rrugor, për faktin që i shërben edhe disa institucioneve të rëndësishme, siç është institucioni i drejtësisë në Elbasan:
“Më vjen mirë që pas një bllokimi prej gati 4 muajsh, më në fund arritëm të bëjmë një nga rrugët kryesore të qytetit të Elbasanit, rrugë kryesore edhe për faktin e shpërnguljes së institucioneve të drejtësisë në këtë zonë. 
Por ajo që ka më shumë rëndësi është fakti se kjo është një rrugë lidhëse midis qendrës së qytetit të Elbasanit dhe lagjeve “5 Maji” dhe “11 Nëntori” dhe koha e ndërtimi të rrugës është shumë e shpejtë, 90 ditë. 
Ne jemi duke plotësuar të gjitha premtimet që u kemi dhënë qytetarëve dhe do të vazhdojmë me investime intensive, jo vetëm në qytetin e Elbasanit, por në të gjithë Bashkinë e Elbasanit.” 
Z. Balla përgëzoi Bashkinë e Elbasanit dhe Z. Sejdini për punën intensive dhe pa asnjë ditë pushimi gjatë kësaj vere:
“Nuk ka asnjë dyshim që Bashkia Elbasan është një prej modeleve me të mira të qeverisjes lokale që ne ofrojmë për qytetarët.
Rruga që inspektojmë sot është një prej arterieve më të rëndësishme lidhëse të dy lagjeve më të mëdha të Elbasanit me qendrën e qytetit. 
Këtu janë të gjitha nivelet e punës, kanalizimet e ujërave të zeza, uji i pijshëm, troturaret dhe sigurisht një cilësi shumë e mirë e asfaltit që garanton jetëgjatësi dhe një punë të shkëlqyer. 
Së bashku me Kryetarin e Bashkisë, i cili nuk pushoi gjatë kësaj vere, por qëndroi në krye të këtyre punëve, erdhëm sot për të inspektuar këto punime dhe sigurisht për të parë vijimin e punës intensive, në atë që ne e quajmë kantieri i Rilindjes Urbane të Elbasanit, jo vetëm në qendër, por tashmë po përfundon edhe në lagjet më periferike të këtij qyteti. 
Ky qytet meriton më shumë dhe ne jemi të angazhuar t’i qëndrojmë punës, sepse ne jemi të zgjedhur për të bërë punë, ka ca të tjerë, që ju i dini kush janë, që janë të votuar vetëm për të bërë llafe dhe sigurisht shpifjen e kanë pjesë të mentalitetit të punës së tyre.” 
Në Elbasan aktualisht janë disa kantiere ndërtimi, të gjitha të zhvendosura në lagjet periferike të cilat po rivitalizohen tërësisht, ashtu si qendra e qytetit.

Eventet

<shtator 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
272829303112
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
1234567

Se shpejti


Buletini Informativ