Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Vijojnë punimet në rrugën "Rinia" dhe degëzimet e saj

Kategorite

Filtro:

Vijojnë punimet në rrugën "Rinia" dhe degëzimet e saj

Kryetari i Bashkisë Qazim Sejdini së bashku me Kryetarin e Grupit Parlamentar Taulant Balla inspektuan punimet në rrugën “Rinia” dhe degëzimet e saj me rrugët “Eqerem Halili” dhe “Abdyl Graceni”.
Kryetari i Bashkisë tha se në shembullin e lagjes “Qemal Stafa” do të vijohet me të gjitha lagjet e tjera dhe brenda një viti e gjithë infrastruktura e qytetit do të përfundojë:
“Lagjen “Qemal Stafa” e përfundojmë plotësisht, ky është një ogur i mirë që radhën e kanë lagjet e tjera dhe brenda një viti t’i përfundojmë të gjitha. Me këtë rrugë i japim një zgjidhje, jo vetëm banorëve të kësaj lagje, por edhe një pjesë të mirë të qytetit, pasi dihet që më këtë rrugë kryqëzohen rrugët që lidhen me pjesën jugore të qytetit.”
Këto janë rrugët e fundit të lagjes “Qemal Stafa” të cilat kishin nevojë për rikonstruksion dhe përfundimi i tyre me të gjithë degëzimet dhe sheshet e pallateve i jep fund një herë e mirë rregullimit të infrastrukturës në këtë zonë.
“Jemi këtu për të inspektuar punimet të cilat po bëhen me një cilësi shumë të lartë, sipas të gjitha standardeve më të mira. Përvec aortës kryesore të lagjes “Qemal Stafa” do të jenë edhe degëzimet e tjera, me qëllim që të preket cdo rrugicë.
Angazhimi ynë është që brenda qershorit të vitit të ardhshëm të gjitha rrugët e Elbasanit të kenë përfunduar tërësisht. Rëndësi e vecantë i është kushtuar gjelbërimit dhe ruajtjes së identitetit të qytetit” tha Balla.

Rikonstruksioni i kësaj rruge përfshin të gjitha standardet duke mos lënë pas dore gjelbërimin, ndricimin, por edhe sinjalistikën horizontale dhe vertikale.

 
 
 

Eventet

<shtator 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
272829303112
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
1234567

Se shpejti


Buletini Informativ