Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Sejdini: Ndërhyrja në Zaranikë, emergjente.

Kategorite

Filtro:

Sejdini: Ndërhyrja në Zaranikë, emergjente.

​Kryetari i Bashkisë Z. Sejdini mori pjesë sot në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave në Prefekturën e Elbasanit ku foli rreth situatës në territorin e bashkisë.

Z. Sejdini tha se dëbora e disa ditëve më parë bllokoi disa fshatra të Elbasanit si Labinoti Mal, Benë, Gurë i Zi dhe Mollagjesh. Ndërhyrja e bashkisë bëri të mundur hapjen e rrugëve dhe normalizimin e situatës ndërkohë që ende vazhdon të punohet në fshatin Benë.

Por për Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit problem paraqet nisja e reshjeve që pritet të shtojë problematikat në përrenjtë e Zaranikës dhe Manazderes të cilat kanë nevojë për ndërhyrje urgjente.

Z. Sejdini kërkoi edhe mbështetjen e prefektit, Z. Llatja për të bërë të mundur që rikonstruksioni i shtretërve të përrenjve që rrethojnë qytetin të nisë sa më parë.

Sipas Z. Sejdini, emergjencat e shkaktuara nga dëbora nuk mund të krahasohen me dëmet që mund të sjellin këta përrenj, argjinatura e të cilëve është tërësisht e shkatërruar.

 

Eventet

<prill 2019>
HënMarMërEnjPreShtDie
25262728293031
1234567
891011121314
151617181920
21
e diel, prill 21, 2019
222324252627
28
e diel, prill 28, 2019
2930
1
e mërkurë, maj 1, 2019
2345

Se shpejti


Buletini Informativ