Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Studimi i fizibilitetit për PDV të Terminalit Multimodal.

Kategorite

Filtro:

Studimi i fizibilitetit për PDV të Terminalit Multimodal.

Kevin McLaughlin, Drejtues i Projetit të USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore në Shqipëri, i dorëzoi Kryetarit të Bashkisë, Z. Qazim Sejdini studimin e fizibilitetit për PDV të Terminalit Multimodal.
Hartimi i këtij studimi u bazua në bashkëpunimin midis projetit të USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore në Shqipëri dhe Bashkisë Elbasan në fushën e planifikimit dhe zhvillimit ekonomik. 
Terminali multimodal i transportit synon të përmirësojë lidhjen dhe performancën e mënyrave ekzistuese dhe të ardhshme të transportit në Bashki, veçanërisht të transportit vendor dhe të autobusëve ndërqytetas që aktualisht operojnë nga vende të shumta; të forcojnë aftësinë e Elbasanit për të forcuar vendndodhjen e tij si një kryqëzim midis aeroportit të Tiranës, portit të Durrësit, kufirit me Maqedoninë dhe qendrave të tjera të populluara në Shqipëri; të shërbejë si portë mikpritëse për Bashkinë; të ndihmojë në lidhjen hapsinore të dy pjesëve të qytetit që tani ndahen nga gjurmët hekurudhore dhe të ndihmojë në rigjallërimin e zonës në afërsi të terminalit dhe të stimulojë zhvillimin ekonomik nëpërmjet mundësive të reja të punës, zhvillimit rezidencial dhe komercial. 
Qëllimi i këtij studimi është të prodhojë një analizë mobiliteti dhe të fizibilitetit ekonomik për një koncept terminali multimodal i cili është subjekt për vlerësim dhe shqyrtim. Një komponent i rëndësishëm në analizë është potenciali për të zgjeruar fushën e zhvillimit të ri rreth terminalit të propozuar.
Kryetari i Bashkisë Z. Sejdini vlerësoi bashkëpunimin e suksesshëm dhe korrekt që Bashkia e Elbasanit dhe USAID kanë mes tyre, jo vetëm në zbatimin e këtij projekti, por edhe në projekte të tjera, të cilat po ashtu kanë rezultuar të suksesshme.

Eventet

<shtator 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
272829303112
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
1234567

Se shpejti


Buletini Informativ