Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Promovohen vlerat e jashtëzakonshme kulturore të Elbasanit.

Kategorite

Filtro:

Promovohen vlerat e jashtëzakonshme kulturore të Elbasanit.

​Me rastin e 29 Shtatorit, Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, Bashkia e Elbasanit ka organizuar një sërë aktivitetesh që synojnë promovimin e vlerave të jashtëzakonshme kulturore që ka Bashkia e Elbasanit. Ashtu siç është bërë traditë tashmë, hyrja në Muzeun Etnografik ka qenë falas.

Po ashtu, Zyra Rajonale e Monumenteve të Kulturës ka organizuar një vizitë me nxënës në Bibliotekën e qytetit, për t'i njohuar ata me arkivën më të vjetër që kjo bibliotekë posedon.

Biblioteka është vendi kryesor i ruajtjes së Trashëgimisë Kulturore të shkruar e  më gjerë.

Biblioteka publike në Elbasan mbart vlera të rralla të kësaj trashëgimie. Këto vlera janë më së shumti në fondin e Albano-Balkanologjisë ku përfshihen librat në të cilët shkruhet për historinë, gjuhën, letërsinë, gjeografinë, arkeologjinë, arkitekturën etj të Shqipërisë në veçanti, por edhe të Ballkanit.

Me këto vlera të trashëguara brez pas brezi të rinjtë e sotëm mësojnë për identitetin tonë kombëtar.

Libri më i vjetër në fondin e bibliotekës "Qemal Baholli" është botim i vitit 1526, i botuar në Venecia, i një historiani të lashtë latino grek, Aleksandër Apiani me titull, "Luftrat iliro-romake", në latinisht.

Ndërsa libri më i vjetër në gjuhën shqipe daton në 1664 "Dokrina e Krishterë" botuar në Romë, i përkthyer nga Pjetër Budi.

Në raftet e bibliotekës "Qemal Baholli" janë veprat e humanistëve të shquar shqiptarë të shek.XVI-XVII si Buzuku, Budi, Bogdani, Bardhi etj.

Krahas tyre janë veprat e historianëve të ndryshëm europianë, po filozofëve, udhëtarëve, gjeografëve të ndryshëm etj, të shekujve XVI-XVII-XVIII e më vonë të cilët kanë shkruar faqe të tëra për heroin tonë kombëtar Skëndërbeun.

Të gjitha këto, së bashku me botimet bashkëkohore përbëjnë një lverë të pashlyeshme për bibliotekën e Elbasanit.

Organizimet me rastin e Ditës së Trashëgimisë Kulturore vijuan më tej në qendër të qytetit, pranë bazilikës së Bezistanit ku të pranishmit u njohën me vlerat e saj, përmes një shpjegimi të specialistëve. 

Eventet

<dhjetor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
27
28
e martë, nëntor 28, 2017
29
e mërkurë, nëntor 29, 2017
30123
45678910
11121314151617
18192021222324
25
e hënë, dhjetor 25, 2017
2627282930
31
e diel, dhjetor 31, 2017
1234567

Se shpejti


Buletini Informativ