Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Sejdini e Gjiknuri inspektojnë punimet e ujësjellësit

Kategorite

Filtro:

Sejdini e Gjiknuri inspektojnë punimet e ujësjellësit

Ministri i Energjetikes Damian Gjiknuri dhe Kryetari i Bashkisë Qazim Sejdini inspektuan punimet për rikonstruksionin e ujësjellësit të lagjes “28 Nëntori” dhe “Skëndërbeu” në qytetin e Elbasanit, investim me vlerë rreth 475 milionë lekë nga i cili do të përfitojnë rreth 23 mijë banorë. 

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit vuri në dukje se sensibilizimi i qytetarëve për pagesën e ujit të pijshëm është rritur. 
“Është një moment shumë i volitshëm për qytetin e Elbasanit pasi një investim i konsiderueshëm i Ministrisë së Energjetikës do të garantojë jo vetëm 24 orë ujë për qytetin, por do të kemi edhe ujë shumë cilësor. 
Investimi aktual është kyç pasi i jep gjysmës së Elbasanit njëherësh 24 orë ujë, ndërkohë që mbesin edhe 10 mijë familje që janë pjesa periferike e qytetit” tha Sejdini. 
Duke bërë thirrje për sensibilizim të qytetarëve ndaj pagesave të ujit, Gjiknuri tha se investime do përfitojnë zonat me performancë më të mirë ndërsa penalizimet do të nisin fillimisht nga konsumatorët e mëdhenj të ujit. 
“Realisht jam shumë i gëzuar dhe i kënaqur që Kryetari i Bashkisë, Z. Sejdini vuri në dukje një investim shumë të rëndësishëm për qytetin e Elbasanit, pra një investim i Qeverisë Shqiptare në një rrjet jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe jetik për qytetarët siç është rrjeti i ujësjellës–kanalizimeve. Ky është një investim i plotë që do të kompletojë edhe me matësa abonentët e rinj, por edhe pjesa tjetër e investimit e cila do të ndikojë direkt në përmirësimin e furnizimit dhe reduktimin e humbjeve. 
Shenjat e para janë premtuese, ka një interesim të qytetarëve, e kanë marë shumë mirë mesazhin, kuptohet bashkisë së bashku me ujësjellësin u takon të bëjnë masa lehtësuese për borxhlinjtë e vjetër, ku të rikuperohet një pjesë e vogël e borxhit dhe pjesa tjetër të shtrihet në kohë. Performanca e mirë e ujësjellësit do të sjellë më shumë invetime përfshirë edhe pjesën e dytë të investimit” tha Gjiknuri.

Aktualisht abonentët familjarë dhe subjekte i detyrohen ujësjellësit të Elbasanit 4 miliardë lekë të vjetra. Që prej nisjes së aksionit, janë lidhur mbi 1 mijë akt marrëveshje për pagesat me këste ndërkohë që 280 lidhje të reja dhe pajisje me matësa janë bërë vetëm këtë muaj. 
Ndërmarrja e ujësjellësit edhe një herë u bën thirrje qytetarëve të bëjnë vetëdeklarimet deri në 31 Janar, të bëjnë lidhje e reja, pajisjen me matësa dhe të përfitojnë nga pagesat me këste për debitë e akumuluara

Eventet

<nëntor 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
2930311234
567891011
12131415161718
192021222324
25
e diel, nëntor 25, 2018
2627
28
e mërkurë, nëntor 28, 2018
29
e enjte, nëntor 29, 2018
3012
345679

Se shpejti


Buletini Informativ