Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Vijon aksioni i ujësjellësit në Elbasan

Kategorite

Filtro:

Vijon aksioni i ujësjellësit në Elbasan

Ndërmarrja e Ujësjellësit Elbasan që prej fillimit të këtij muaji ka nisur aksionin ndaj të gjitha subjekteve të cilat janë debitore apo kanë lidhje të paligjshme të ujit të pijshëm. Në bazë edhe të aksionit kombëtar për ujin, janë ngritur grupe pune dhe po ushtrohen kontrolle të vazhdueshme në të gjithë territorin e Bashkisë Elbasan.

Vetëm në ditët e para të shkurtit janë ushtruar kontrolle në mbi 1000 biznese. Janë verifikuar dhe pajisur me matësa 77 abonentë nga të cilët 60 biznese. Paralelisht me grupet e kontrollit po operojnë dhe grupet e prerjeve të cilët kanë ekzekutuar ndërprerjen për 35 biznese debitore.
14 subjekte të cilat rezultonin debitore kanë lidhur akt- marrëveshje për shlyerjen e detyrimeve me këste. Për 14 subjekte të tjera po zbatohet vjelja e debisë me anë të shërbimit përmbarimor.

Aksioni do të vazhdojë deri në disiplinimin e këtij shërbimi ku të gjithë paguajnë atë që harxhojnë.

U bëjmë thirrje edhe një herë të gjithë subjekteve të marrin masa për ndërprerjen vullnetarisht të lidhjeve të paligjshme, pasi në rast identifikimi do të ndiqen penalisht sipas ligjit.

Bizneset debitore kanë afat edhe një javë për të lidhur akt marrëveshjet për pagesat me këste të borxhit, pas këtij afati do të kërkohet ndërhyrja e shërbimit përmbarimor.

Kujtojmë konsumatorët familjarë se fundit i shkurtit shënon fundit e afatit për t’u vetëdeklaruar, pas kësaj date aksioni do të shtrihet edhe në abonentët familjarë.

Paraqituni cdo ditë pranë zyrave të ujësjellës kanalizimeve Elbasan për të lidhur kontratën e ujit të pijshëm, për të vendosur sahat matësin apo përtë lidhur akt marrëveshje

 
 
 

Eventet

<maj 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
30123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ