Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Kryetari i Bashkisë Z. Qazim Sejdini uron qytetarët me rastin e Vitit të Ri

Kategorite

Filtro:

Kryetari i Bashkisë Z. Qazim Sejdini uron qytetarët me rastin e Vitit të Ri

Kryetari i Bashkisë Z. Qazim Sejdini uron qytetarët me rastin e Vitit të Ri:

“Qytetarë të dashur,

Nga thellësia e zemrës sime, uroj që viti 2018 të jetë nje vit plot me lumturi, shëndet dhe shpresë për të gjithë Ju.

Më lejoni të dërgoj një përshëndetje të ngrohtë për të gjithë qytetarët shqiptarë kudo ndodhen, brenda vendit dhe jashtë tij, Ju uroj të gjithëve paçi vetëm lumturi për vitin 2018.

Të nderuar Qytetarë !

Në retrospektivë, më lejoni t’ju kujtoj që viti 2017 ishte një vit i vështirë, por ai ishte edhe një vit kuptimplotë dhe me arritje të konsiderueshme për zhvillimin e qytetit, sepse kemi vazhduar punën për ta transformuar qytetin tonë në një qytet i cili shkon drejt zhvillimit. 
Përveç investimeve në infrastrukturë, në rrugë, sheshe e lulishte, kemi punuar për turizimin dhe zhvillimin kulturor, por dhe për bukqësinë e pyjet. Kemi investuar në shkolla e kopshte, në strehim ….

Por e gjithë kjo nuk do të ishte e mundur të realizohej pa Ju, ne kemi rezultate dhe jemi të suksesshëm, për shkak se Ju jeni nga ana jonë.

Qytetarët e mi te nderuar,

Ky vit që po troket do të jetë viti i ndryshimeve dhe arritjeve më të mëdha, sepse ne do të rritim përpjekjet tona për të përmushur ëndrrat e të gjithëve Ju, dhe për të bërë një hap më të madh përpara gjatë këtij viti.

Le të mbledhim të gjithë diturinë dhe forcën tonë kolektive sepse vetëm kështu mund të bëjmë që Elbasani të jetë akoma më i mirë: me shkolla më të mira, me spitale më të mira, me rrugë më të mira. Një qytet i mirëqenies moderne, qytet i zhvillimit për një ekonomi më të mirë.

Unë besoj tek Ju, unë besoj tek Elbasani. Është një vend madhështor e qytetarët e Elbasanit janë njerëz madhështorë.

Le të ecim përpara së bashku dhe të krijojmë të ardhmen tonë me besim dhe shpresë. Vetëm me pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin Tuaj ne do të jemi në gjendje që ta kthejmë Elbasanin në një shoqëri në të cilën të mund te jetohet dhe ku gjithçka ecën dhe ndryshon shumë shpejt, një qytet ku te gjithë të ndjehemi pjesë e tij, për ndërtimin e të ardhmes së të cilit punojmë të gjithë;
Më lejoni përsëri t’Ju falenderoj përzemërsisht për mbështetjen dhe bashkëpunimin Tuaj dhe besoj në mbështetjen Tuaj edhe në të ardhmen,

Dhe një herë Ju uroj të gjithëve që ky vit i Ri t'ju sjellë gëzim dhe prosperitet kuptimplotë.

Faleminderit”

Eventet

<korrik 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
2526272829301
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
303112345

Se shpejti


Buletini Informativ