Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Sejdini priti në një takim përfaqësuesit e lartë të USAID

Kategorite

Filtro:

Sejdini priti në një takim përfaqësuesit e lartë të USAID

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Qazim Sejdini ka pritur në një takim në zyrën e tij përfaqësuesit e lartë të USAID për të folur rreth vazhdimësisë së projektit, për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore, edhe me dy vite të tjera.

Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore në Shqipëri punon si në nivelin qendror të politikave ashtu edhe në nivelin vendor për të promovuar pranimin e parimeve të qeverisjes së decentralizuar dhe për të përhapur dhe institucionalizuar metodat dhe teknikat praktike dhe efektive për administrimin e njësive të qeverisjes vendore. 

Bashkia e Elbasanit është përzgjedhur edhe për dy vite të tjera si pjesë e projektit i cili tashmë do të fokusohet në përfshirjen e sektorit privat dhe zhvillimin e këtij të fundit.

Menaxheri i projektit PLGP, Kevin McLaughlin dhe konsulenti Peter Clavelle gjatë bisedës me Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit Z. Sejdini diskutuan mbi fushat dhe mundësitë e zhvillimit të mëtejshëm të sektorit privat dhe ndihmesën e madhe që ky i fundit jep për zhvillimin ekonomik të një vendi.

USAID ka asistuar gjithashtu Bashkinë e Elbasanit në hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor, duke kaluar me sukses të gjitha fazat ligjore të tij.

Përfaqësuesit e lartë të USAID-it vlerësuan korrektësinë dhe bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm me Bashkinë e Elbasanit, i cili do të garantojë edhe vazhdimësi në e bashkëpunimit të mëtejshëm.

 

 

Eventet

<janar 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
25
e hënë, dhjetor 25, 2017
2627282930
31
e diel, dhjetor 31, 2017
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930311234

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ