Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Takim pune për konsultimin e programit të ushqimit në shkolla.

Kategorite

Filtro:

Takim pune për konsultimin e programit të ushqimit në shkolla.

Është zhvilluar sot në Bashkinë e Elbasanit workshop-i konsultativ për planin e integruar dhe ndërsocial të programit të ushqimit në shkolla. Në takim merrnin pjesë përfaqësues të Bashkisë së Elbasanit, Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Food and Agriculture Organization of the United Nations dhe Ministrisë së Arsimit. 
Ky takim është në vazhdim të workshop-eve kombëtare të konsultimit të organizuara nga FAO në Shqipëri që nga tetori i vitit 2016, i cili mblodhi së bashku aktorët e përfshirë në formulimin dhe zbatimin e politikave dhe programeve për përmirësimin e gjendjes shëndetësore dhe ushqyerjes së fëmijëve shqiptarë në shkolla. 
Nënkryetari i Bashkisë Z. Klevis Xhoxhi bëri me dije për të pranishmit fazën ku ndodhet Bashkia e Elbasanit përsa i përket këtij projekti: 
“Kjo nismë ka filluar si një marrëveshje midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë në disa bashki të vendit me dy projekte “Të bëjmë detyrat e shtëpisë” dhe “Kantina ushqimore”. 
Nga Bashkia e Elbasanit tashmë janë përzgjedhur 4 shkolla; “Luigj Gurakuqi”, “Jeronim De Rada”, “Sulë Misiri” dhe “Qamil Guranjaku”. 
Duke filluar nga Maji i vitit 2018, fëmijët kanë filluar të bëjnë detyrat në shkollë dhe të ushqehen në shkollë, por me ushqimin e marrë nga shtëpia. 
Bashkia e Elbasnait ka bërë gati infrastrukturën për dy shkolla “Luigj Gurakuqi” dhe “Sulë Misiri” dhe do të vazhdojë edhe me dy shkollat e tjera për të bërë të mundur zbatimin e prijektit “kantina ushqimore”. 
Një vëmendje të posaçme Bashkia po i kushton shtresave në nevojë, për fëmijët që vijnë nga familje me ndihmë ekonomike. Janë hedhur për diskutim disa ide dhe do të shihet mundësia e financimit të ushqimit të këtyre fëmijëve” theksoi nënkryetari i Bashkisë. 
Objektivat e këtyre takimeve janë:
Të ndajë gjetjet kryesore të “Planit të Integruar dhe ndërsektorial mbi ushqimin dhe ushqyerjen në shkolla në Shqipëri”; Të arrijë një konsensus mbi përmbajtjen e dokumentit, procesi i hartimit të tij dhe angazhimet institucionale për zbatimin e tij; Të marrë mbështetje nga grupet e përfshira të interesit për të zbatuar projektin.

Eventet

<nëntor 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
2930311234
567891011
12131415161718
192021222324
25
e diel, nëntor 25, 2018
2627
28
e mërkurë, nëntor 28, 2018
29
e enjte, nëntor 29, 2018
3012
345679

Se shpejti


Buletini Informativ