Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Njoftim

Kategorite

Filtro:

Njoftim

​​

Në zbatim të Ligjit Nr.10129 datë 11.05.2009 “Për gjëndjen civile’’ i ndryshuar, neni 68; të Urdhërit të Ministrit të Brendshëm nr.577 datë 04.11.2015 “Për miratimin e rregullores për pranimin në detyrë të zyrës së gjëndjes civile në bashki” si dhe njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile Nr.2587 datë 13.06.2018, Bashkia Elbasan shpall konkursin për vende të lira pune si më poshtë:

1- Nëpunës i Gjendjes Civile Rajoni Nr.1 (një vend pune)

2-Nëpunës i Gjendjes Civile, Njësia Administrative Shirgjan (1 vend pune)

A- Kriteret e Pranimit

Për pranimin në detyrën e nëpunësit të zyrës së gjendjes civile në bashki, kandidati duhet të plotësojë këto kritere:

l. të jetë shtetas shqiptar;

2. të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

3. të ketë arsimin e lartë;

4. të ketë njohuri të mira të ligjit nr. 10129, datë 11.05.2009, "Për Gjendjen Civile", të

ndryshuar; të ligjit nr. 8951, datë 10.10.2002,"Për Numrin e Identitetit të shtetasve", të

ndryshuar;të ligjit nr. 8952, datë 10.10.2002, "Për Dokumentin e Identitetit të shtetasve

shqiptarë", të ndryshuar;të ligjit nr. 9062, datë 08.05.2003, "Kodi i Familjes"; të ligjit nr.

9154, datë 06.11.2003, "Për arkivat"; të ligjit "Për organizimin dhe funksionimin e

qeverisjes vendore"; të ligjit "Për Prefektin", si dhe aktet nënligjore të miratuara në bazë

5. të dhe për zbatim të ligjeve të sipërcituara;

mos ketë qenë i dënuar me vendim gjykatetë formës së prerë;

6. të ketë njohuritë bazë të punës në kompjuter;

7. të mos ketë lidhje gjaku deri në radhë të dytë me kryetarin e bashkisë;

8. të ketë aftësi të mira komunikuese.

B- Paraqitja e Dokumentave

Dokumentet do të dorëzohen në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile nga

bashkia, ku i interesuari ka bërë kërkesën ose nga vetë i interesuari, jo më vonë se data 03 Korrik 2018. Dokumentet që nuk dorëzohen Brenda këtij afati, nuk pranohen.

2. Dokumentet që do të paraqiten janë:

a) kërkesë personale për pozicionin e vendit të punës;

b) CV (Curriculum Vitae);

c) diplomë e shkollës së lartë (fotokopje e noteruar);

d) dëshmi penaliteti e lëshuar nga Ministria e Drejtësisë, e cila duhet nxjerrë jo më parë se

tre muaj nga data e zhvillimit të testimit;

e) certifikatë e njohurive bazë për përdorimin e kompjuterit;

f) fotokopje e letërnjoftimit;

g) fotokopje e Librezës së Punës, nëse ka qenë më parë në marrëdhënie pune.

Mungesa e njërit prej dokumentevetë mësipërme apo pavlefshmëria e dokumenteve, sjell skualifikimin e konkurrentit.

Testimi do të zhvillohet në datën 10 Korrik 2018, në orën 13:00, në ambjentet e Ministrisë së Brendshme.

Eventet

<nëntor 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
2930311234
567891011
12131415161718
192021222324
25
e diel, nëntor 25, 2018
2627
28
e mërkurë, nëntor 28, 2018
29
e enjte, nëntor 29, 2018
3012
345679

Se shpejti


Buletini Informativ