Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Sejdini përshëndet studentët në nisjen e vitit të ri akademik.

Kategorite

Filtro:

Sejdini përshëndet studentët në nisjen e vitit të ri akademik.

​Universiteti "Aleksandër Xhuvani" i Elbasanit ka hapur dyert sot për 10 mijë studentë, 2 mijë prej të cilëve për herë të parë, në vitin akademik 2017-2018.

Kryetari i Bashkisë, Z. Qazim Sejdini, i pranishëm në ceremoni u uroi mirëseardhjen në qytet studentëve të rretheve të tjera.

Me siguri i keni vënë re ndryshimet e mëdha që pëson qyteti vit pas viti, tha Sejdini, por ne do të punojmë edhe më shumë për ta përmirësuar më tej, për ta bërë edhe më të bukur, edhe më të jetueshëm, jo vetëm për qytetarët tanë, por edhe për ata që zgjedhin të edukohen në qytetin e arsimit dhe dijes.

Studentët janë pjesa më vitale e qytetit, theksoi Kryetari i Bashkisë, janë pjesa më e bukur që fal gjallëri dhe gëzim.

Në fjalën e tij Kryetari i Bashkisë nuk la pa përmendur vlerat e universitetit të Elbasanit, një universitet, i cili falë punës së shkëlqyer të stafit akademik, u rendit një ndër universitetet më të mira në vend në procesin e akreditimit.

Universiteti "Aleksandër Xhuvani përbëhet nga pesë fakultete ku numërohen 39 programe të ciklit të parë Bachelor, 46 programe master, prej të cilave 29 profesional dhe 17 shkencor dhe dy programe të ciklit të tretë doktoraturë. 

 

Eventet

<nëntor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27
28
e martë, nëntor 28, 2017
29
e mërkurë, nëntor 29, 2017
30123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ