Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Kryetari i Bashkisë uron nxënësit për nisjen e vitit të ri shkollor.

Kategorite

Filtro:

Kryetari i Bashkisë uron nxënësit për nisjen e vitit të ri shkollor.

​Të gjitha shkollat e Bashkisë së Elbasanit kanë hapur dyert sot për nxënësit në vitin shkollor 2017-2018.

Me emocione e kanë pritur uljen për herë të parë në bangat e shkollës fëmijët e klasave të para ndërsa me lule në duar janë njohur me mësueset e tyre.

Kryetari i Bashkisë Z. Qazim Sejdini uroi nisjen e vitit të ri shkollor nga shkolla profesionale "Salih Ceka"

"Të dashur nxënës, mësues e prindër, sot hapet sipari i vitit të ri shkollor i cili për shkollat profesionale është i veçantë.

Ju jeni ata që keni zgjedhur të studioni në ato degë për të cilët ekonomia ka shumë nevojë. Këto shkolla ofrojnë garanci punësimi pasi profesionet tuaja janë të kërkuara në treg. Eksperienca e shkollës tuaj profesionale është një eksperiencë shumëvjeçare me një staf pedagogjik të përgatitur.

Duke ju uruar suksese ju siguroj që ekonomia do të vijë në rritje, sipas parashikimeve të Qeverisë Shqiptare kjo rritje do shkojë afërsisht 5% që do të thotë më shumë vende pune dhe më shumë nevojë për ju".

Nga shkolla profesionale Kryetari i Bashkisë uroi edhe të gjithë nxënësit në qytet dhe në të gjitha Njësitë Administrative për një vit të mbarë dhe të suksësshëm mësimor. 

Eventet

<shtator 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
28293031123
45678910
11121314151617
18192021222324
2526272829301
2345678

Se shpejti


Buletini Informativ