Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Situata emergjente nga zjarri në Krastë, e gjithë Bashkia në luftë në flakët.

Kategorite

Filtro:

Situata emergjente nga zjarri në Krastë, e gjithë Bashkia në luftë në flakët.

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu Kodër Krastën paraditen e 2 Gushtit duke shkaktuar dëme të mëdha.

Prej 24 orësh punonjësit e zjarrfikëses dhe punonjës të tjerë të Bashkisë së Elbasanit po punojnë pa pushim për të vënë nën kontroll flakët, por situate vazhdon të jetë emergjente.

Megjithë ndihmën e ushtrisë dhe të zjarrfikëseve edhe nga rrethet e tjera, temperaturat e larta, thatësira dhe pylli me pisha kanë krijuar të gjitha kushtet e favorshme që zjarri të vijojë me intensitet.

Bashkia e Elbasanit ka kërkuar, veç ndihmës së ushtrisë e cila ka mbërritur, edhe ndërhyrje nga ajri.

Puna më e madhe e ekipeve tona u përqëndrua në pjesën veriore të Krastës ku ndodhen edhe shtëpi për të mos rrezikuar asnjë banor të kësaj zone.

Gjatë gjithë natës ekipet tona të ndihmuar edhe nga policia kanë rrezikuar jetët e tyre për të shpëtuar jetën e qytetarëve.

Ende janë të paqarta shkaqet e zjarrit, i cili paraprakisht mendohet se është vënë nga disa fëmijë, por puna jonë emergjente mbetet ajo e vënies së tij nën kontroll. Do të jenë organet kompetente ato të cilat do ta ndjekim më tej këtë çështje. 

Eventet

<gusht 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
31123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ