Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Sejdini, takim pune me Zv. Kryeministren Mesi.

Kategorite

Filtro:

Sejdini, takim pune me Zv. Kryeministren Mesi.

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Qazim Sejdini priti në një takim pune në zyrën e tij Zv.Kryeministren Senida Mesi me të cilën diskutuan mbi reformat e ndërmarra nga Qeveria Shqiptare kohët e fundit dhe projektet konkrete për zhvillimin e mëtejshëm të Elbasanit. 
Në takim ishin të pranishëm edhe deputetët e Elbasanit Evis Kushi dhe Arben Kamami. 
Një nga reformat më të rëndësishmë ku u përqëndrua biseda ishte ajo e ujit të pijshëm, ku Znj. Mesi edhe një herë shprehu vendosmërinë e Qeverisë Shqiptare për të ligjëruar këtë shërbim. 
Nga ana e tij Kryetari i Bashkisë e njohu Znj. Zv. Kryeministre me rezultatet aktuale të kësaj reforme në Elbasan dhe angazhimin maksimal të ndërmarrjes së ujësjellësit për të kryer detyrën. 
Z. Sejdini dhe Znj. Mesi edhe një herë bënë thirje për sensibilizimin e qytetarëve për të përfituar nga afati kohor i vënë në dispozicion për të lidhur konktatën me UKE dhe njëkohësisht për të përfituar nga mundësia e pagesës së borxhit me këste. 
Duke vlerësuar zbatimin e projekteve të Rilindjes Urbane në Elbasan Znj. Mesi vuri në dukje zhvendosjen tashmë të këtij projekti në fshatra, ku Elbasanit ka dy fshatra përfitues të cilët do të jenë një model zhvillimi. 
Z. Sejdini, nga ana e tij kërkoi që në fazën e dytë të projektit “100 fshatrat” përfitues të jemnë edhe dy fshatra të tjerë të Elbasanit të cilët njihen për peisazhin fantastik siç është Funari apo Tregani, me ujërat termale, ndër më kurativet në rajon. 
Në takim u fol gjithashtu për statusin e metalurgëve, një iniciativë e deputetëve të PS e cila ka gjetur mbështetjen e qeverisë shqiptare dhe pritet të miratohet sapo drafti të jetë gati.
Zv.Kryeministrja vijoi ditën e saj të punën në Elbasan me një takim me student në Fakultetin Ekonomik të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Më pas ajo u ndal në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për të vijuar me një takim në një biznes.

Eventet

<gusht 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829303112
3456789

Se shpejti


Buletini Informativ