Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Qyteti > Aktivitete artistiko-kulturore

Aktivitete artistiko-kulturore

Aktivitete artistiko-kulturore të përvitshme

“Dita e Verës”: 14 Marsi njihet si “Dita e Verës”. Ajo tashmë është shëndërruar në një festë kombëtare. Festë e ripërtëritjes së gjithësisë, e gjallërimit të natyrës, e vazhdimësisë së jetës, dhe që festohet qysh në kohët e hershme në qytetin e Elbasanit, ndërsa sot festohet në të gjithë Shqipërinë. Dita e Verës ka prirjen e të qenurit një festë masive me ritualet dhe karakteristikat e veta, me lojrat e spikatura, festime bashkë me familjen, dekori unik ku dominojnë lulet, por gjithashtu edhe ëmbëlsira si “ballakumet”, e cila është edhe ëmbëlsira karakteristike e kësaj dite. Edhe pse është kthyer në feste kombëtare, Dita e Veres mbetet një festë e lashtë e Elbasanit, ku mblidhen për të festuar njerëz nga e gjithë Shqipëria.

“Maratona Rinore” – një performancë rinore me pjesëmarrjen e shkollave të mesme të qytetit, me qëllim nxjerrjen e talenteve të reja në këngë, kërcim, aktrim etj. Zhvillohet gjatë muajit prill-maj.

Maratona Mbarëkombëtare e Këngës Popullore Qytetare – në bashkëpunim me disa subjekte private dhe TV Klan. Zhvillohet çdo vit në muajin korrik-gusht dhe ka si qëllim prezantimin e këngës popullore qytetare të re.

“Akademia e Yjeve” - është një spektakël që për muaj me radhë zhvillohet në TV Klan, ku talentet e reja në fusha të ndryshme të artit konkurojnë midis tyre dhe me fituesit zhvillohet një tur në disa qytete të Shqipërisë. Elbasani i mirëpret këto talente çdo vit në muajin korrik-gusht.

“Giffoni” - Festivali i Filmit për Fëmijë - traditë tashmë disa vjeçare në Shqipëri dhe Elbasan, organizohet me mbështetjen e disa subjekteve private. Në këtë aktivitet marrin pjesë filma të ndryshëm nga Europa dhe Ballkani. Juria ka në përbërjen e saj dhe jurinë e fëmijëve.

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit “Skampa ” – Aktivitet i rëndësishëm artistik që zhvillohet prej 17 vjetësh në Teatrin Skampa gjatë muajit tetor-nëntor. Në këtë festival prezantohen vlerat artistike, krijuese dhe interpretuese në fushën e artit skenik. Kanë marrë pjesë trupa teatrale nga: Shqipëria, Rusia, Italia, Argjentina, Rumania, Bullgaria, Greqia, Bosnja, Serbia etj.

Festivali Ndërkombëtar poetik “Trëndafilat e Elbasanit” - Aktivitet poetik tradicional të përvitshëm ku për dy ditë vijnë poetë nga trevat shqipfolëse, por dhe të tjerë nga vendet e Ballkanit e më gjerë. Një tjetër promotor zhvillimi i aktiviteteve artistiko-kulturore është Klubi i Shkrimtarëve “Kostandin Kristoforidhi”. Poetët vizitojnë vendet më të bukura muzeale e kulturore të qytetit të Elbasanit e të rrethinave të tij, zhvillojnë konkurimin me recitimin e poezive të tyre në mbrëmjen poetike, dhe juria përcakton e shpall disa çmime. Për çmimin më të rëndësishëm, para bashkisë, te “Lulishtja e poetëve”, për fituesin mbillen pemë me emrin e tij. Për këtë vit ky festival mendohet të organizohet në muajin tetor.

Disa aktivitete të tjera që gjallërojnë jetën artistiko-kulturore në qytetin e Elbasanit janë:

  • “Studio e letërsisë” dhe “Gjeniu i vogël”
  • Dy premiera teatrale të tipit komedi
  • Koncerte të Ansamblit “Isuf Myzyri”
  • Koncerte recitale të artistëve elbasanas
  • Promocione librash të ndryshme etj

Eventet

<qershor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
2930311234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293012
3456789

Se shpejti


Buletini Informativ