Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Qyteti

Qyteti i Elbasanit

 Emblema e Qytetit

bashkia-e-elbasanit-2-2

Emblema

Emblema e qytetit u miratua më 8 tetor 1996, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të qytetit. Ajo është skicuar nga piktori-skenograf Sadik Kasa dhe emblema përcakton lashtësinë e qytetit, traditën në lëmin e dijes dhe të arsimit dhe gjelbërimin elbasanas. Lashtësia përfaqësohet me kalanë e Elbasanit. Kalaja tipizohet me portën, që nga populli thirret “Porta e Kalasë” dhe bedenat e saj. Porta e kalasë është funksionale dhe njihet si pikë referimi arkeologjike, letrare, muzikore. Tradita në lëmin e dijes dhe të arsimit në Emblemë, përfaqësohet me librin e hapur në themelet e kalasë, duke paraqitur dhe shkallët e dijes. Ngjyra jeshile në Emblemë përfaqëson gjelbërim, që s’mbaron dimër e verë, pasi kultivohen pemët, lulet, ullirin që krijojnë “Gjerdanin e gjelbër” rreth e qark qytetit. Për miratimin e Emblemës “ ELBASANI ” u organizuan dy ekspozita me 45 emblema, u dhanë mendime në gazetat lokale dhe ato kombëtare, u shkëmbyen mendime dhe u dhanë alternativa të ndryshme. Në fund u vendos të përzgjidhej kjo Emblemë.

​​

Eventet

<mars 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
272812345
6789101112
13
14
e martë, mars 14, 2017
1516171819
2021
22
e mërkurë, mars 22, 2017
23242526
272829303112
3456789

Se shpejti


Buletini Informativ