Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Qyteti > Trashëgimia Kulturore

Trashëgimia Kulturore

​Në krahun e djathtë të derdhjes së lumit Shkumbin atje ku ai kryqëzohet me rrugën e famshme Egnatia shtrihet qyteti i Elbasanit me emrin e lashtë Skampis. Gjatë historisë së lashtë Elbasani e ndërroi shpesh emrin e tij, por për herë të parë e gjejmë të shkruar në dokumentat historike të shekullit të II-të si vicus me emrin Scampis në varësi të Dyrrahut. 
Scampisi ishte një kastium (kështjellë)  tipike romake e ndërtuar në kapërcjellin e shek.III- IV e.s. 
Fortesa rrethohej me mure të fuqishëm. Nga të katër anët  një hendek i thellë  me ujë dhe 26 kulla të formave të ndryshme  (në formë U-je dhe patkoi) përforconin fuqinë mbrojtëse të  saj. Kalaja kishte katër hyrje një për secilën anë.
Në shek. VI qyteti zhvillohet jashtë kështjellës duke qenë qendër peshkopale me një katedrale dhe një bazilikë në kodrën e Tepes pranë Kalasë. Në vitin 1466 Kalaja e Elbasanit bie në duart e osmanëve, të cilët e rindërtuan thuajse tërësisht dhe prej tyre ai mori emrin Ilj-basan (Elbasan). Me këtë emër u bë qendër sanxhaku në shek.XVII-XVIII-të duke patur një zejtari tejet të zhvilluar dhe një tregëti brenda dhe jashtë vendit. Në mes të shek.XVII-të ai numëronte 900 dyqane, 2.000 shtëpi banimi. Zejet më të dëgjuara ishin regjia e lëkurave (tabakët), punimi i mëndafshit dhe i argjëndit (zbukurime dhe armë).
Brenda qytetit përveç banesave dhe dyqaneve Elbasani përmbante tashmë një numër të madh ndërtesash kulti si: kisha, manastire, xhami, dhe hamame (banja publike).

1. Kështjella e Skampis-it
Kështjella e Scampis-it është ndërtuar në kohën e sundimit të perandorit Dioklecian (284-305).  Ajo është ndërtuar tërësisht sipas teknikës romake opus mixtum.  Muri i kësaj periudhe ndërtimi me trashësi 3 m gjendet kudo në nivelin e poshtëm të kështjellës. 

2. Via Egnatia
Kjo rrugë është vazhdimi i Via Appia-s që fillon nga Roma antike deri në Brindisi.  Në vendin tonë Via Egnatia fillon nga Apollonia dhe Dyrrahu, dy degëzime që bashkohen pranë Scampis-it në bregun e majtë të përroit të Zaranikës për të vazhduar drejt Lindjes në veri të liqenit të Ohrit deri në Selanik.  Kjo rrugë mendohet se është ndërtuar midis viteve         146-120 p.e.s.


3. Xhamia Mbretërore 
Xhamia Mbretërore është një nga faltoret më të hershme të Shqipërisë, daton në vitin 1492. Kjo faltore përputhet me të gjitha xhamitë e tjera të emërtuara mbretërore që u ndërtuan nga Sulltan Bajazitit i II-të në fund të shekullit të XV. Xhamia u mbyll në 1967 gjatë diktaturës komuniste dhe u rihap mbas 1990. 


4. Kisha e Shën Mërisë Elbasan 
Kisha e Shën Mërisë ndodhet brenda kështjellës së Elbasanit dhe është rindërtuar në vitin 1833.


5. Hamami i Kalasë
Hamami brenda Kalasë, njihet edhe si Hamami i grave, i takon fundit të shekullit të XVI.  Skema e hamamit fillimisht përbëhet nga tre dhoma kryesore: dhoma e zhveshjes, e izolimit dhe e larjes. Gjatë shekullit XX, Hamami i Kalasë u perdor si magazinë ushqimore.  Sot, në këtë ndërtesë ka një lokal.


6. Kulla e Sahatit
Kulla e parë e Sahatit u ngrit këtu në shekullin e XVII dhe u rrënua para vitit 1854. Kulla e dytë prej druri, e ngritur gjatë viteve 1865-1869. Pas rrëzimit kjo kullë u zëvëndësua me kullën vazhduese në 1899. 
Mbishkrimi në portën hyrëse të kullës thotë:  “Mbreti i Botës mirësinë/dhe ngjallën këtë kohëtregues të bukur dhe zemërledhatues/shumë u përpoq, u kujdesua dhe u interesua Aqif Beu/zoti i dhashtë si shpërblim gjithë të mirat e kësaj bote/kur tingëllon, me zërin e tij njofton për bukuri kohën e saktë/në mënyrë të përsosur nga të katër anët tregon minutat/meqë zotëron intuitën e vjershëtorit tuaj/O Refit vitin e ndërtimit të tij/E ndërtuan në fillim të vitit 1315 (që i takon vitit 1899).”

Eventet

<qershor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
2930311234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293012
3456789

Se shpejti


Buletini Informativ