Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Sherbimet > Promovimi i Qytetit dhe Turizmit

Promovimi i Qytetit dhe Turizmit

​​

Kalaja e Elbasanit (Kështjella Skampis)


Qyteti i Elbasanit ka kështjellën Skampis. Ajo përfaqëson një Castrum Statum, qendër e një legjioni romak. Si të gjitha kampet ushtarake romake edhe ky është ndërtuar sipas një plani orthogonal. Mbi themelet e kesaj keshtjelle jane ngritur muret e kalase se sotme nga Perandoria Otomane.


porta e kalase*************************************************************************

 

Kulla monumentale e orës


Kulla e orës së Elbasanit ndodhet në territorin e kalasë. Historia e ndërtimit të kullës është gdhendur mbi harkun e portës jugore ku shkruhet: "Mbreti i botës (sulltani), Abdyl Hamiti, bujar, nën hijen e hirit të tij u ngrit ora e hijshme. Burrat me sedër të Elbasanit patën mirësinë dhe ngjallën këtë kohë tregues të bukur e zemërledhatues. Shumë u përpoq, u kujdes dhe u interesua Aqif Beu, Zoti i dhëntë si shpërblim gjithë të mirat e kësaj bote, kur tingëllon me tingullin e tij njofton për bukuri kohën e saktë, në mënyrë të përsosur nga të katër anët tregon minutat meqë zotëron intuitën e vjershëtorit tuaj ne vitin e ndërtimit të tij. E ndërtuan në fillim të vitit 1315 (1899)".

sahati

 

  *************************************************************************

 

Muzeu etnografik

Muzeu etnografik në Elbasan, është i vetmi i mbetur pas prishjes dhe tjetërsimit të muzeve të tjera. Ky objekt me vlera arkitektonike dhe historike brenda mureve ka një pasuri të vyer të kulturës popullore të kësaj treve, mes të cilave spikasin punime dhe elementë nga rreth 80 lloj zeje. Në dhomat e godinës dykatëshe të muzeut, përmes objekteve pasqyrohet mënyra e jetesës së kësaj zone, mobilimet, veshjet, etj. Janë renditur dhomat në mënyrën sesi ato funksiononin duke të dhënë imazhin e një shtëpie të vjetër elbasanase, duke përfshirë gjithçka. Muzeu Etnografik u krijua në vitin 1986 në shtëpinë e Sejdinëve e cila ishte ruajtur si monument tradite . Jo shumë larg sheshit të Bezistanit në qendër të qytetit kjo shtëpi është restauruar së fundi. Është një ndërtesë karakteristike me çardak, e veçantë në llojin e saj në trevën e Elbasanit, ajo është përcaktuar si simbol i shtëpive elbasanase. Në planin arkitekturor, banesa e ndërtuar në vitin 1870 ngjan me shtëpitë karakteristike të Beratit dhe Shkodrës, por ka shumë elementë bëjnë unike.


   *************************************************************************

 

Bazilika në Tepe

   Bazilika në Tepe të Elbasanit ndodhet në ullishtat e qytetit shumë pranë tij, ç'ka tregon se bazilika i takon varrezës së Skampisit. Është e drejtuar nga lindja. Ajo u gjet me mure që ruhen pak mbi tokën. U përkiste disa fazave ndërtimore. Kolonat e ikonastasit janë prej mermeri gri të prura nga një vend tjetër. Në pllakat e ikonastasit me përmasa 102 x 92 cm, janë gdhendur luanë, kaprollë, shpendë të ndryshëm, krahas ornamenteve bimore. Ky rindërtim datohet në shek. V e.s. Më vonë monumentit i është bërë një ndryshim në anën perëndimore. Ndryshimi është bërë në shek. VI e.s. dhe përkon i njëjtë me atë të një rindërtimi në kalanë e Elbasanit.

Bazilika-ne-koder-Tepe-3oto-M


    

   *************************************************************************

 

Bazilika e Bezistanit

 

  Ne jug te mureve te kalase ndodhet Bazilika  e Bezistanit. U zbulua ne vitin 2007  dhe daton rreth shek V. Behet fjale per nje varr monumental, dhe siper tij ka pasur  nje shtrese mozaiku. Jane gati 25 m2 mozaike ne te cilen pervec dy figurave njerezore ne perberje te tij ka dhe elemente te tjere, te cilet tregojne skemen e perjetesise dhe qe jane realizuar me nje mjeshteri te rralle.

 


    *************************************************************************

Xhamia Mbret

  Xhamia Mbret është një nga faltoret më të hershme të Shqipërisë dhe që ruhet në formën e saj të themelimit. Ndodhet brenda kalasë së Elbasanit, në distancë të afërt me portën kryesore të hyrjes në kala. 


 Elbasan-12

   *************************************************************************

Stacioni rrugor Ad Quintium


Stacioni rrugor "Ad Quintium" është një nga ndërtimet më të rëndësishme të kryera nga ana e Romakëve gjatë shekullit XII-XIV.  Ky stacion mjaft i njohur ndodhet përgjatë rrugës së famshme " Egnatia", jo shumë larg nga qendra e qytetit të sotëm të Elbasanit. Rrënojat e këtij stacioni janë evidentuar në fshatin Bradashesh pranë qytetit, që ndodhet në kilometrin e shtatë të rrugës automobilistike Elbasan - Peqin, në vendin e njohur në popull me emrin "Kalaja".  Bazuar në gjetjet e ndryshme dhe teknikën e ndërtimit, kjo qendër daton në shekujt II - IV mbas Lindjes së Krishtit. 

 

Picture

    ***********************************************************************


Kisha e Shelcanit


Zona e Shpatit në rrethin e Elbasanit ruan vlera të rralla të historisë dhe artit antik shqiptar. Në këtë zonë, përgjatë rrugës Elbasan-Gjinar, ndodhet kisha e Shelcanit, një godinë njëkatëshe në të cilën ruhen afreske të piktorit të famshëm Onufri. Kisha është ndërtuar shumë pranë rrugës kryesore, që shekuj më parë shërbente për të lidhur Elbasanin me qytetet e tjera në Jug, Këtë gjë e dëshmon edhe fakti se zona e Shpatit në shekujt XIII-XIV zinte një vend të rëndësishëm në organizimin kishtar të vendit, ku u krijua edhe peshkopata e Ispatisë (Shpatit). Në pikturat murale të Onufrit, në kishën e Shelcanit, vërehet përfshirja e elementit etnografik në figurat e shenjtorëve. Pjesë nga Bibla dhe histori kishtare janë të skalitura në muret e kishës së vjetërAfresket në këtë kishë janë më të thjeshta se ato të kishave të tjera ku ka pikturuar Onufri, por si kudo, tipari dallues i tij janë ngjyrat e ndezura dhe plot jetë. Këto afreske i përkasin vitit 1554 dhe konsiderohen si krijime të papërsëritshme.

https://encrypted-tbn0.gstatic.com/images?q=tbn:ANd9GcSNf6oQkSdLfn3Pk58p2FUTAATDDWjYe7gSPGHftXy20i-VTdGs

 

   *************************************************************************

Kisha e Shën Gjon Vladimirit


Në perëndim të qytetit të Elbasanit ndodhet manastiri dhe kisha e Shën Gjon Vladimirit. Emri i këtij objekti lidhet me periudhën e shtrirjes së pushtimit Bullgare në truallin e Shqipërisë në vitet 851-1018, dhe me princin e Krajës Ivan (Gjon) Vladimirin. Kisha është vendosur në anën veriore të manastirit. Tipi i planimetrisë i takon bazilikës, e ndare në tre anijata prej dy rreshta kolonash. Ambienti i bemës ndahet me ikonostas muri i realizuar me tulla. Në zonën e absidës ruan pjesërisht afreske të vona. Hyrja kryesore është nga fasada perëndimore e kishës, ndër nga ajo veriore dhe jugore ka nga një hyrje dytësore. Në anën jugore shihen qartë ende edhe sot gjurmët e një hajati. Nga përshkrimi historik i këtij manastiri kuptohet se kemi të bëjmë me një objekt arkitektonik i cili është konsideruar tepër i rëndësishëm si në momentin e themelimit ashtu edhe gjate zhvillimit kohore të tij.

800px-Kisha_e_Shen_Gjon_Vladimirit_1

    *************************************************************************

Hamami

   Ky objekt ka një planimetri drejtkëndëshe me sipërfaqe 130 m katrorë. Ai përfshin dhomën e zhveshjes, mjedisin e ngrohtë, mjedisin e nxehtë dhe atë me ujë të ftohtë. Në këtë stacion kishte personel që shërbente për masazh, për pastrimin e të pafuqishmëve, për mirëmbajtjen, për zjarrin e pastërtinë. Ai është shpallur monument kulture në vitin 1972, Themelet dhe stili i këtij hamami lidhet me stilin bizantin dhe ka një histori të të hershme se periudha otomane.

Hamami i Pazarit, Elbasan

 *************************************************************************

Llixhat e Elbasanit


  Llixhat  ndodhen rreth 15 km larg qytetit të Elbasanit. Këto burime janë të njohura dhe të përdorura që gjatë periudhës romake. Vetite kurative te llixhave moren vëmendjen e Ahmet Zogut në fillim të shekullit të kaluar. Ky i fundit kërkoi të sillej një specialist nga Çekosllovakia, vendi që njihej mjaft për shfrytëzimin e ujërave termale. Llixhat e Elbasanit ofrojne resurse natyrore dhe njerezore te admirueshme. Mosha e ujerave termale llogaritet ne rreth 5 shekuj, por vetem ne shekullin e 19-te mund te thuhet se shfrytezimi kurativ i zones nisi te hyje ne rrugen e shkences mjekesore.

http://www.llixhat.com/Images/Resized/ohw1nebq4feb18ca8a731_284_338_C_60.jpg

   *************************************************************************

Gjinari

Gjinari eshte një fshat i përcaktuar si një nga zonat turistike më të bukura të Elbasanit. Ndodhet ne nje krahine malore ne zonen e Shpatit. Pika  malore gjendet  ne lartesine 1200m  mbi nivelin e detit . Zona eshte e mbuluar me pyjet e  pishave dhe  haloreve te tjere. Mbi Gjinar ngrihen dhe mali i Bukanikut  ne nje lartesi prej 1831 m.

http://static.panoramio.com/photos/large/67822059.jpg

 

      *************************************************************************

Bysheku

Busheku ndodhet në jug të qytetit në luginën e lumit Shkumbin. Busheku me rrapet shekullore është një nga pikat historike e turistike më të bukura të Elbasanit. Ai është një nga vendet më të preferuara tradicionalisht nga elbasanasit. Është një pikë turistike me burime të shumta ujore, ku veçohet një burim karstik, me prurje 70 litra në sekondë që del rrëzë një shkëmbi gjigant. Kjo pikë ndodhet në fshatin Shushicë të komunës me të njëjtin emër, rreth 9 km larg qytetit të Elbasanit.

copy-of-dscn2387-3

 

     *************************************************************************

 Pusi qe lahet vete

Banorët tregojnë se kjo lagje u emërtua si lagjja "Hasan Dylgjer", në emër të vëllezërve turq që ndërtuan xhaminë dhe që hapën pusin. Por ajo asnjëherë nuk u njoh e as u thirr në atë emër, por në atë çka njerëzit shihnin çdo mëngjes. Ujin që dergjej rreth e qark pusit,duke larë e pastruar vendin nga papastërtitë e rrugës dhe kështu u thirr gjithmone "Pusi qe lahet vete"

     ************************************************************************* 

https://scontent-cdg2-1.xx.fbcdn.net/v/t1.0-9/1009809_10151566449006936_543686626_n.jpg?oh=ffdc6d8a3779affd5a167dee992c8aff&oe=57B002DC

Rrapi i Vojvodës

Rrapi 700 vjeçar, i shpallur "monument kulture" dhe i pagëzuar me emrin Vojvoda, ndodhet në të dalë të qytetit, në pjesën lindore të tij. Komandanti ushtarak, mëkëmbës në perandorinë Osmane, Vojvoda, në kohën e lirë qetësohej dhe pushonte pikërisht tek ky rrap, prandaj dhe ka marrë emrin e tij, thonë gojëdhënat në qytet. Rrapi shërbente gjithashtu edhe si pikë takimi e drejtimi për karvanët që vinin nga vise të ndryshme të perandorisë osmane. Rrapi ka një pamje madhështore. Sipas gojëdhënave ai duhet të jetë 700 vjeçar, por mund të jetë edhe më shumë se kaq

    *************************************************************************

https://encrypted-tbn1.gstatic.com/images?q=tbn:ANd9GcTEtoj_duIlS81nyQGIopCfhcoho9p1YJHoG3BivJIJSbWBdCYjEA

Rrapi i Bezistanit

Ndodhet në qendër të qytetit. Emërtimi i tij lidhet me tregun e mbyllur, i quajtur bezistan, bërthamë e rëndësishme tregtare, ndërtuar në shek. XVII, që përfshinte një numër të konsiderueshëm dyqanesh. Historikisht ka shërbyer si pikë referimi për ngjarjet historike, arsimore e kulturore të Elbasanit.
Të gjitha këto janë pasqyrë e së kaluarës së tyre historike-shoqërore dhe thelbi i ndërgjegjes qytetare për të sotmen dhe të ardhmen e zhvillimit, në hapësirën kombëtare.

http://smarttourist.al/media/uploads/180_2_1383592157.JPG 

  ************************************************************************* 

Funari

Në rrethin e Elbasanit, në terrenin e thyer malor gjendet Komuna thuajse e braktisur e Funarit. Zona është veçanërisht tërheqëse për natyrën e qetë, ajrin e pastër dhe bukuritë e saj. Në të gjenden edhe dy liqene me ujë të thellë dhe të pastër, vendi tipik për të kaluar një ditë pushimi të këndëshme.

Funari në zonën e Elbasanit është një krahinë e veçantë ku janë ndërtuar pranë njëri–tjetrit 4 ujëmbledhës me një sipërfaqe ujore të jashtëzakonshme prej 46 ha dhe kapacitet deri në 5 milion e 100 mijë m3 ujë. Në ujin e tyre rriten disa lloje peshku, që gjuhet me kriter dhe gatuhet me shije nga vendasit apo në lokalet rrotull.

Uji i pastër si kristal, për hir të thellesisë me ngjyrë blu të fortë, anash pasqyron në jeshil kurorat e pishave e dushqet që i rrethojnë. Uji i kthjellët, ajri i pastër, hijet e pishave e dushqeve krijojnë një mjedis të bukur e shlodhës për pushuesit. Përveç vlerave të mrekullueshme turistike, ato kanë edhe rëndësi ekonomike për vaditje.

   *************************************************************************

 

https://scontent-cdg2-1.xx.fbcdn.net/v/t1.0-9/33895_160466313971175_5767841_n.jpg?oh=704331fe579440bdf72da0a59a158387&oe=57B428F1

Shkolla Normale e Elbasanit


Kongresi i Elbasanit i mbajtur më 2-9 shtator 1909, vendosi hapjen e shkollës parë të mesme shqipe kombëtare, shkollën e Normale (Pedagogjike) më 1 dhjetor 1909Elbasan, e cila i hap dyert për herë të parë më 1 dhjetor 1909 me 140 nxënës nga e gjithë Shqipëria.


 

   ************************************************************************* 

Muzeu i shkollës normale


Muzeu ka një fond prej mbi 5000 dokumentesh origjinale e fotokopje, të marra nga A Q SH dhe të institucioneve të tjera studimore. Janë edhe rreth 500 portrete, përfaqësues të brezave normalistë. Në vitrina tërheqin vëmendjen dhjetëra dosje dokumentesh, albumesh fotografikë, relike të shumëllojshme, botime të së kaluarës dhe të së tashmes, revista, regjistra, portokolle të këshillit pedakogjik, kujtime t ëish normalistëve.

 

   *************************************************************************    

https://encrypted-tbn0.gstatic.com/images?q=tbn:ANd9GcRxYAE4nWrFPEAUHYAkX1Kwp5CkOYsQuO37mR3_BzY1ZYXLJU58

 

Ura mbi perroin  Gurra e Labinotit

Ura mbi perroin e Gurres se Labinotit ndodhet  ne fshatin labinot NJA e Labinot Fushe. Ura ndodhet buze rruges kryesore dhe mund te vizitohet me lehtesisht.

 

 *************************************************************************

 

Kisha e Shën e Premtes në Valsh të Elbasanit

 

Prej gjysmë shekulli Kisha e Shën e Premtes në Valsh të Elbasanit është shpallur "Monument kulture". E ndërtuar në vitin 1540, kjo kishe mban vlera të rralla kulturore për periudhën e pikturës mesjetare shqiptare. Pikturat e rralla murale të cilat përveç skenave religjioze mbartnin edhe aspekte të jetës së përditshme shqiptare, kanë bërë një revolucion në pikturën kishtare mesjetare. Piktura murale e Onufrit është vlerësuar si një pasuri shumë e madhe e trashëgimisë sonë kulturore

 *************************************************************************

 

Monumentet e Elbasanit. 

Aqif Pasha​

I njohur si Aqif Pash Bicakciu(1860-1926) ai ndihmoi ne revolten e pergjithshme kunder perandorise osmane dhe ne organizimin e cetes se Elbasanit. Bashkepunetor i ngushte i Ismail Qemalit ne  shpalljen e pavarsise se Shqiperise ne 25 nenetor 1912. Ai ndihmoi ne ngritjen e administrates shteterore dhe dha nje kontribut te rendesishem ne fushen juridike. 

 

  *************************************************************************

 

Konstandin Kristoforidhi

Ashtu si busti i Aqif Pashes edhe busti i Konstandin Kristoforidhit ndodhet ne qender te qytetit. Konstandin Kristoforidhi(1827-1895) gjuhetar dhe filolog dhe nje humanist

 

  *************************************************************************

 

Isuf Myzyri

Violinist i njohur Isuf Myzyri(1881-1956) eshte nje nga simbolet e muzikes se Shqiperise se Mesme. Ne dasmat tradicionale nuk mungon asnjehere muzika e tij. Edhe pse muzika e tij kendohet ne disa treva te shqiperise gjithashtu dhe ne zona si Kosove, Mali i Zi, Maqedoni etj ato njihen si kenge Elbasani. Busti i tij ndodhet ne hyrje te Muzeut  Etnografik

Eventet

<gusht 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
31123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ