Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Sherbimet > Transporti

Transporti

​​​

· Sektori i Transportit në Bashki ndjek problemet e organizimit si dhe ushtron kontroll për zbatimin e akteve ligjore e nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e transportit, nga subjektet shtetërore apo private që kryejnë aktivitet në këtë fushë.

· Harton studime për përmirësimin e planit të transportit urban dhe skemës së qarkullimit të mjeteve në qytet.

· Planifikon dhe ndjek intinerarin dhe oraret e linjave të miratuara në nisje e kthim për transportin e udhëtarëve në linjat urbane qytetëse, rrethqytetëse e ndërqytetëse si dhe vendqëndrimet e mjeteve taksi dhe mjeteve me linja të rregullta në përputhje me kërkesat e planit të transportit urban të miratuar në Këshillin Bashkiak.

· Është përgjegjës për mirëfunksionimin e transportit publik urban në qytet, dhe monitoron zbatimin e kontratës së sipërmarrjes së transportit urban nga subjektet kontraktues.

· Bashkërendon punën me sektorin e ndërmarrjes shërbimeve publike që mbulon fushën e dekorit dhe sinjalistikës në drejtim të vlerësimit të detyrave të dhëna dhe të mirëmbajtjes sinjalistike në tërësi.

· Ndjek problemet në vazhdimësi që lidhen me sinjalistikën rrugore në tre komponentët bazë të saj (sinjalistika elektronike, horizontale dhe sinjalistika vertikale ) dhe planifikon detyrat për plotësimin në përputhje me kërkesat e kodit rrugor.

· Organizon dhe kontrollon zbatimin e kërkesave të Kodit Rrugor nga drejtuesit e mjeteve në bashkëpunim me drejtorinë e policisë (sektorin e qarkullimit rrugor dhe policinë bashkiake).

· Bashkërendon punën me specialistët e tjerë të drejtorisë ose drejtorive të tjera brenda Bashkisë që lidhen me problemet e transportit në qytet.

· Harton planin e punës dhe kontrollon gjendjen e punimeve të sektorit të sinjalistikës pranë ASHP.

· Ndjek problemet teknike dhe të mirëmbajtjes të automjeteve të Bashkisë duke respektuar shpenzimet e miratuara në Këshillin Bashkiak.

· Kontrollon punën e mbikëqyrësit të operatorit privat për transportin urban të qytetit.

Shkarkoni këtu...


Eventet

<maj 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
24252627282930
1
e hënë, maj 1, 2017
234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930311234

Se shpejti


Buletini Informativ