Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Sherbimet > Shërbimi i Arsimit Parashkollor

Shërbimi i Arsimit Parashkollor

​​Drejtoria e Politikave të Arsimit Parashkollor dhe Edukimit është institucion në varësi të Bashkisë Elbasan dhe është përgjegjëse për sigurimin e cilësisë së shërbimit arsimor parashkollor në Bashkinë Elbasan. 

Funksionet e saj janë: 

- Mbështet Bashkinë në hartimin e politikave të zhvillimit në fushën e arsimit parashkollor në nivel bashkie, duke marrë parasysh veçoritë demografike, të terrenit, të zhvillimit ekonomik dhe të infrastrukturës vendore. 

- Ndjek realizimin e politikave rajonale në përputhje dhe në zbatim të strategjisë kombëtare të zhvillimit të arsimit. 

- Harton projekte me karakter vendor dhe zbaton projekte me karakter kombëtar në fushën e rinisë. 

- Ndjek me përparësi cilësinë e shërbimit të arsimit parashkollor duke marrë të gjitha masat për shtrirjen e tij. 

- Zbaton kurikulën e arsimit parashkollor dhe zhvillon elementët rajonalë të saj. ​

- Realizon vlerësimin real të cilësisë së shërbimit të ofruar. 

- Organizon dhe realizon trajnimin dhe kualifikimin e personelit mësimdhënës të kopshteve që ka në varësi.

Çerdhet dhe Kopshtet ne Bashkine Elbasan

Lista e plote...

Eventet

<shtator 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
272829303112
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
1234567

Se shpejti


Buletini Informativ