Sign In




Skip Navigation Links > Kreu > Sherbimet > Këndi i BE

Këndi i BE Elbasan:

1: Takim informues me Këshillin Rinor Elbasan

Në datë 19 Prill 2018, Koordinatori dhe zv/Koordinatori i Këndit të BE pranë Bashkisë Elbasan zhvilluan një sesion informimi me Këshillin Rinor Elbasan pranë shkollës së mesme Vasil Kamami. Në këtë takim, anëtarët e Këshillit Rinor Elbasan, njëkohësisht edhe nxënes të shkollave të mesme të qytetit u informuan mbi projektin "Bashkitë për në Evropë".

 2: Sesion informimi me Këshillin Rinor Elbasan

Në datë 11 Prill 2019 Njësia për Koordinimin e Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj pranë Bashkisë Elbasan organizoi një sesion informimi me Këshillin Rinor Elbasan. Në këtë takim, anëtarët e Këshillit Rinor Elbasan, nxënës të shkollave të mesme të ndryshme të qytetit u informuan mbi projektin "Bashkitë për në Evropë" si dhe për Institucionet e Bashkimit Evropian.

3: Trajnim i stafit të Bashkisë Elbasan në lidhje me Bashkimin Evropian, Luftën ndaj Korrupsionit dhe Barazinë Gjinore

Në datë 25 Mars, Njësia për Koordinimin e Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj pranë Bashkisë Elbasan, në bashkëpunim me Drejtorinë e Politikave Strategjike, Inovacionit dhe Medias,  organizoi trajnimin me temë "Bashkimi Evropian, Lufta ndaj Korrupsionit dhe Barazia Gjinore", në ambjentet e Bashkisë Elbasan. Në trajnim morën pjesë punonjës nga disa drejtori të ndryshme të bashkisë.

4: Takim informues me Ekipin Teknik Disiplinor Të Referimit të Dhunës në Familje

Në datë 10 Tetor, Këndi i Be Elbasan mori  pjesë në takimin e rradhës me Ekipin Teknik Disiplinor të Referimit të  Dhunës në Familje, me qëllim prezantimin dhe informimin mbi zyrën e BE pranë Bashkisë Elbasan.

Në këtë takim morën  pjesë përfaqësues të zyrës së sherbimeve sociale të Bashkisë Elbasan, perfaqësues nga OJF-të, Policia e Shtetit, shërbimet shëndetësore, gjykata, DAR, etj.

5: Info Day mbi Bashkimin Evropian në Labinot-Mal, Elbasan

Elbasan 26 Prill 2019 – Njësia për Koordinimin e Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj pranë Bashkisë Elbasan organizoi një seancë informuese mbi Bashkimin Evropian në fshatin Qafë, të Njësisë Administrative Labinot-Mal, rreth 35 kilometra larg qytetit të Elbasanit. Takimi u organizua në ambjentet e shkollës së mesme të bashkuar "Ibrahim Bozhiqi", ku ishin të pranishëm të gjithë maturantët e kësaj shkolle.

Koordinatori i Këndit të BE Elbasan, Erion Ibërshimi ofroi shpjegime në lidhje me Projektin "Bashkitë për në Evropë" dhe aktivitetet e zhvilluara në kuadër të këtij project. Ofroi gjithashtu informacion të detajuar në lidhje me rolin që ka Njësia e Integrimit Evropian, në nivel vendor, si dhe shërbimet informuese dhe jo vetëm, që ofron Këndi i BE-së në Bashkinë e Elbasanit.

Temat kryesore në të cilat u bazua ky sesion informimi ishin te adresuara më së shumti mbi historikun e Bashkimit Evropian, institucionet kryesore të tij, simbolet dhe vlerat themelore, etj. Ndër të tjera u trajtua edhe çështja e rolit që qeverisja vendore ka dhe do të ketë në integrimin Evropian të Shqipërisë.

Një hapësirë të dedikuar në këtë Info Day kishin dhe politikat dhe programet e Bashkimit Evropian kushtuar të rinjve. Në këtë hapësirë pati diskutime të gjata me studentët, ku doli në pah një interes i veçante mbi programin Erasmus+, mundësitë që ofron, mënyrat e aplikimit, bursat dhe universitetet ku mund të zhvillojnë këtë eksperiencë.

Në fund të aktivitetit, u la takim për javën pasardhëse ku Këndi i BE Elbasan do të organizojë një kampionat volejbolli midis klasave të shkollës "Ibrahim Bozhiqi".

6: Të Studiosh në Evropë-Kendi i BE, Bashkia Elbasan

Në  10 Maj 2018, Këndi i BE pranë Bashkisë Elbasan zhvilloi një takim infomues mbi studimet në Evropë me gjimnazistë njëkohësisht pjestarë të Këshillit Rinor Elbasan. Me kërkesë të tyre, stafi i Këndit të BE përgatiti një material informues mbi  mënyrën e aplikimit, kushtet,  afatet  dhe informacione të tjera të nevojshme për studentët që duan të studiojnë në universitet evropiane. Një hapësire të vecantë në prezantim kishte edhe programi Erasmus+.

7: EUROPE DAY-Kendi i BE, Bashkia Elbasan

Në 9 MAj 2018, me rastin e Ditës së Evropës, Këndi i BE pranë Bashkisë Elbasan zhvilloi një takim me nxënësit e klasës së 8-të të shkollës 9-vjecare "Hamit Mullisi". Në këtë takim u bë një prezantim i përgjithshëm i Bashkimit Evropian, ku roli i Këndit të BE-së  ishte  trasmetimi  i  vlerave evropiane tek komuniteti i Bashkisë Elbasan, si dhe  informimi mbi rregullat për emigracionin e ligjshëm e të pa-ligjshëm. Në fund të takimit, nxenësit pjesëmarrës zhvilluan një kuiz ku më të zotët morën dhurata simbolike.  Aktiviteti u pasqyrua dhe në mediat locale:  https://youtu.be/PApVoMIEn6E ;

8:  Këndi i BE Elbasan në bashkepunim me Europe House organizuan nje takim ku u pasqyrua historia e suksesit te zj. Suela Lala aktiviste për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. E ftuara speciale Suela Lala foli për sfidat dhe sukseset e rrugëtimit të saj, ndau me të pranishmit përvojën e rindërtimit të jetës së saj pas një dëmtimi të shtyllës kurrizore në vitin e trazuar për Shqipërinë, 1997.

Takimi u organizua në "Qendrën Shqiptare për Integrimin e Njerëzve me Nevoja të Veçanta" Elbasan.

Ky aktivitet u pasqurua edhe ne mediat lokale. https://www.youtube.com/watch?v=XB8FWiTG73Q

9: Të dielën, në datë 22 Prill 2018, Këndi i BE në bashkëpunim me Këshillin Rinor Elbasan orgaznizuan një aktivitet me rastin e Ditës së Tokës. Si fillim u vizitua fidanishtja e Bashkisë Elbasan nga ku pjesëmarrësit morën informacion në lidhje me llojet e bimëve dhe luleve të shumëllojshme që kultivohen nëpër parcela. Aktiviteti vazhdoi me selektimin e pemëve që më pas u mbollën në një zonë të qytetit të Elbasanit.  Një falenderim i veçantë i takon Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Territorit Urban për mbështetjen e rëndësishme që i dhanë këtij aktiviteti.

10: Gjurmë evropiane të Elbasanit - Ndikimi i autorëve elbasanas në orientimin evropian të Shqipërisë

Në kuadër të Javës së Europës, Këndi i BE në bashkinë Elbasan në bashkëpunim me bibliotekën e qytetit, drejtorin e kulturës në bashki, z. Fatmir Musaj dhe studentët e letërsisë zhvilluan një tryezë diskutimi mbi ndikimin e autorëve elbasanas drejt orientimit evropian të Shqipërisë. Elbasani si një qytet i traditës dhe arsimit ka me se të krenohet në këtë drejtim. Mjafton të përmendim Dhaskal Todrin i cili ishte i pari që solli shkronjat e gjuhës shqipe nga Evropa dhe Kostandin Kristoforidhin që konsiderohet Babai i gjuhës shqipe.

Përgjegjësi i Njësisë së Koordinimit dhe Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj  në Bashkinë Elbasan, Erion Ibërshimi theksoi se kanë qënë pikërisht shkrimet e këtyre autorëve që kanë ndikuar për një qasje perëndimore të vendit tonë drejt Evropës. Sipas tij, drejt familjes së madhe europiane nuk shkohet vetëm nëpërmjet plotësimit të detyrave politike, ekonomike e juridike, por edhe nëpërmjet kulturës.

Drejtoresha e Bibliotekës "Q.Baholli" Aida Gashi, u shpreh se vlerat kulturore të shkrimtarëve të këtij qyteti duhet ti konservojmë me fanatizëm dhe të bëjmë përpjekje të vazhdueshme që t'i përcjellim sa më mirë të brezat pasardhës. Ndërsa Drejtori i Kulturës në Bashkinë Elbasan Fatmir Musaj u shpreh se drejt Evropës mund të shkohet sëbashku me diversitetin tonë që na dallon nga të tjerët.

Ky event u pasqyrua edhe në mediat lokale.

https://www.youtube.com/watch?v=rGMaHRFN_uU

https://www.youtube.com/watch?v=QdnoNPnR1rM

 

11: Trashëgimia Kulturore e Qytetit Tim

Këndi i BE pranë Bashkisë Elbasan në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës në datë 28 Shtator me rastin e Ditës Kombëtare të Trashëgimise Kulturore organizoi një aktivitet informues mbi BE dhe vlerat e trashëgimisë kulturore të Elbasanit. Në këtë aktivitet informues dhe sensibilizues u promovuan  vlerat e trashëgimisë kulturore të monumenteve më të rëndësishme në territorin e Bashkisë Elbasan. Ky aktivitet u zhvillua në ambjentet e shkolles 9- vjeçare "Sulë Harri", ku  të pranishëm ishin nxënës të klasës së IX-b dhe mësuesja e tyre Kozeta Hysi.

 Aktiviteti u pasqyrua dhe në mediat lokale. https://youtu.be/GY-O9LFLoQE

 

12: Kupa e volejbollit në Labinot-Mal, Elbasan

Në datën 3 Maj, Njësia për Koordinimin e Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj pranë Bashkisë Elbasan në kuadër të Javës së Evropës, organizoi kupën e volejbollit për shkollën e bashkuar "Ibrahim Bozhiqi", në fshatin Qafë të Njësisë Administrative Labinot Mal.

Koordinatori i Këndit të BE Elbasan, Erion Ibërshimi në bashkëpunim të ngushtë me mësuesin e edukimit fizik pranë kësaj shkolle, z.Mauro Zhupani arritën të realizonin për herë të parë një aktivitet të këtij lloji në këtë shkollë. Ndeshjet eliminatore dhe gjysëmfinalet ishin zhvilluar më parë, dhe në këtë ditë u zhvilluan vetëm finalet e femrave dhe meshkujve. Ndeshjet u gjykuan nga lojtari profesionist i skuadrës së volejbollit të Elbasanit, z.Kozma Dulja. Ai gjithashtu ofroi eksperiencën e tij të vlefshme gjatë gjithë lojës mbi detaje tekniko-taktike të volejbollit.

Në përfundim të këtij aktiviteti të mundësuar nga projekti "Bashkitë për në Evropë", u zhvillua dhe ceremonia simbolike e dhënies së kupës dhe medaljeve për fituesit e finaleve përkatëse. Gjithashtu, mësuesi i edukimit fizik në bashkëpunim me lojtarin profesionist të ekipit te volejbollit të Elbasanit seleksionuan 5 vajza dhe 5 djem që do të përfaqësojnë shkollën Ibrahim Bozhiqi në Volleyball Tournament.

Volleyball Tournament është një event i zhvilluar në Tiranë në datat 10 dhe 11 Maj në kuadër të Europe Week. Në këtë turne të mundësuar nga Europe House në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Volejbollit kanë marrë pjesë shkolla të mesme nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe përfaqësuese për Elbasanin është pikërisht shkolla e mesme e bashkuar "Ibrahim Bozhiqi".

Ky aktivitet i veçantë u mirëprit nga nxënësit, drejtuesit e shkollës e po ashtu dhe nga komuniteti përreth. Në një fshat malor rreth 800 metra mbi nivelin e detit, edhe pse kushtet nuk ishin tërësisht të favorshme për zhvillimin e një loje të mirëfilltë volejbolli, ku mungonte qoftë edhe një fushë e shtruar, nuk ndikoi tek entuziazmi i personave pjesëmarrës për të organizuar një aktivitet që përcolli vlera pozitive tek të gjithë. Nëpërmjet këtij eventi të mundësuar nga Këndi i BE doli në pah "Fuqia e Rinisë" që do të shërbejë si burim motivimi për të gjithë komunitetin e zonës Labinot-Mal.

 

13: "Rruga për në Europë kalon nga ne". Këndi i BE, aktivitet me vogëlushët e Elbasanit

Elbasan, 8 Maj 2019 - Mes flamujve të shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe një atmosferë të kuruar në detaje, kopshti nr 9 organizoi një aktivitet me temë "Rruga për në Europë kalon nga ne". Fëmijët kishin përgatitur me duart e tyre flamujt e shteteve të ndryshëm të Europës, ku informuan njëri-tjetrin rreth popullsisë, kryeqyteteve e shumë veçorive të këtyre shteteve.

Aktiviteti u realizua me iniciativë të Këndit të BE-së Bashkia Elbasan në kuadër të Javës së Evropës në bashkëpunim me stafin e kopshtit nr.9. Krijimtaria e fëmijëve në formimin e flamujve dhe mënyra e të shprehurit rreth njohurive të shteteve ishin vërtetë impresionuese e cila tregon qartazi me entuziazëm te plotë që "Rruga për në Evropë kalon nga ata".

Me shpresën se një ditë të afërt edhe flamuri ynë do të valëvitet krah flamujve të shteteve anëtare të BE-së, fëmijët e përmbyllën aktivitetin nën tingujt e këngës dedikuar flamurit kuq e zi.

Ky aktivitet u pasqyrua në mediat lokale.

https://www.youtube.com/watch?v=uUyRgd6cJL0

https://www.youtube.com/watch?v=B2msIvA59DU

 

14: Elbasan- Mbështetja ndërsektoriale për barazi gjinore dhe eleminim të dhunës në familje – rruga drejt Bashkimit Europian

Është zhvilluar në Bashkinë e Elbasanit mbledhja e Komitetit Drejtues për bashkërendimin e punës për referimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare. Me mbështetjen e Këndit të BE, kjo mbledhje hapi fushatën e "16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore", fushatë e cila do të zgjasë deri më datë 10 dhjetor në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut dhe do të shoqërohet me aktivitete të ndryshme sensibilizuese. Qëllimi i kësaj fushate është ndërgjëgjësimi i komunitetit rreth dhunës me bazë gjinore dhe përpjekjet që duhen bërë për ta parandaluar këtë fenomen.

Kanë qënë të pranishëm në këtë takim, Kryetari i Bashkisë z. Qazim Sejdini, znj. Enkelejda Bregu përfaqësuese e delegacionit të Bashkimit Europian, znj.Mirela Arqimandriti  Qëndra Aleanca Gjinore për Zhvillim, znj. Dhoksa Gjoka Forumi i Gruas Elbasan, përfaqesues nga DAR,  Gjykata,  Policia e Shtetit ,  Shërbimet Shëndetësore, si dhe OJF të ndryshme.

Kryetari i Bashkisë Z. Qazim Sejdini duke vlerësuar bashkëpunimin ndërinstitucional, por edhe me organizatat e ndryshme, theksoi se mbështetja ndërsektoriale në trajtimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare është mjaft e rëndësishme.

Aktiviteti u pasqyrua dhe në mediat lokale link: https://www.youtube.com/watch?v=g12mJQ7Hi4I

 

15:Mini-Panair mbi Rëndësinë e Trashëgimisë Kulturore

Këndi i BE pranë Bashkisë Elbasan në bashkëpunim me Shkollën Jopublike Arianiti, në datë 28 Shtator, me rastin e Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore organizoi një mini-panair. Në hollin e shkollës u ekspozuan objekte dhe orendi të ndryshmë, veshje popullore, instrumenta muzikore, qëndisje etj. Të trashëguara nga familjet e nxenësve me qëllim ruajtjen e vlerave kulturore ndër vite. Ky aktivitet u pasqyrua edhe në mediat lokale. https://youtu.be/FcYbuJyONW4    https://youtu.be/qoI_DjxZCv4

16:Dita Botërore e Pastrimit të Plazheve

Këndi i BE Bashkia Elbasan i përgjigjet thirrjes të Delegacionit BE duke dhënë  kontributin në pastrimin e plazhit te Spillesë, tepër i frenkuentuar nga pushuesit elbasanas.

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri në Ditën Botërore të Pastrimit të Plazheve organizoi një tur pastrimi në plazhin e Spillesë në Kavajë si dhe bëri thirrje për pastrimin e plazheve nëpërmjet një njoftimi publik.

​17: Shtëpia e Kinemasë Evropiane, në Teatrin "Skampa" të Elbasanit

Më datë 18 Prill, në kuadër të Javes Europiane të Kinemasë, Njësia për Koordinimin e Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj në Bashkinë Elbasan në bashkëpunim me Europe House dhe Goethe Institut, mundësuan shfaqjen e filmit "Për një vajzë", nga Mark Monheim në ambjentet e teatrit "Skampa". 

Subjekti i këtij filmi gjerman bën fjalë për një vajzë adoleshente dhe trajton problematikat që hasin adoleshentët, ndërkohë që në të jepej edhe mesazhi se me pak durim gjithçka mund të zgjidhet, edhe në adoleshencë. Kjo kategori është zgjedhur për faktin se problematikat e këtij target grupi janë të shumta. Adoleshenca është në kuptimin e vërtetë të fjalës një tranzicion prej varësisë te pavarësia, ajo është mosha e bukurisë, e çiltërsisë, e pastërtisë, e zhvillimit, e guximit, dinamizmit dhe shpresave të mëdha.

Në shfaqjen e këtij filmi interesi ishte i madh, ku moren pjesë dhjetra nxënës të shkollave të mesme të qytetit të Elbasanit të cilët mbushën sallën e Teatrit Skampa. Pasi e ndoqën me shumë vëmendje filmin, përfaqësues të Goethe Institut dhe Këndit të BE së bashku me adoleshentët e pranishëm trajtuan problematikat e tyre të ndryshme.

Ky aktivitet u pasqyrua edhe në mediat lokale. 

https://www.youtube.com/watch?v=1iG3WEs98kI

 

Events

<shtator 2020>
HënMarMërEnjPreShtDie
311234
5
e shtunë, shtator 5, 2020
6
78910111213
14151617181920
21222324252627
2829301234
567891011

Upcoming


Newsletter Subscription