Rreth OGP-së në Elbasan

Bashkia Elbasan është një nga bashkitë e para në Shqipëri që është angazhuar në iniciativën ndërkombëtare të Partneritetit për Qeverisje të Hapur (OGP). Në vitin 2020, Kryetari i Bashkisë i drejtoi një letër zyrtare Sekretariatit Ndërkombëtar të OGP, duke shprehur vullnetin institucional për të ndjekur parimet e qeverisjes së hapur, transparencës, llogaridhënies dhe pjesëmarrjes qytetare në proceset vendimmarrëse.
Ky angazhim institucional u bë baza për zhvillimin e një bashkëpunimi të strukturuar me organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare, duke përfshirë dhe organizimin e Forumeve të Hapura me aktorë lokalë, OShC dhe përfaqësues të universiteteve, me qëllim bashkëkrijimin e politikave lokale.
Angazhimi i Bashkisë Elbasan për t’u bërë pjesë e Partneritetit për Qeverisje të Hapur (OGP) është formalizuar përmes letrës zyrtare të interesit, dërguar në vitin 2020 nga Kryetari i Bashkisë pranë Sekretariatit Ndërkombëtar të OGP.
Ky hap i rëndësishëm konfirmon vullnetin institucional për të ndjekur parimet e transparencës, llogaridhënies dhe pjesëmarrjes qytetare në qeverisjen vendore.
[Shkarko letrën e angazhimit (PDF)]
Marrëveshja e Bashkisë Elbasan me NDI dhe SHAV për angazhimin në kuadër të Partneritetit për Qeverisje të Hapur (OGP) është një dokument bashkëpunimi që formalizon rolet dhe përgjegjësitë e palëve për hartimin dhe zbatimin e Planit Vendor të Veprimit OGP.