Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Sektori i Ndihmës Ekonomike

SEKTORI I NDIHMËS EKONOMIKE

Sektori i ndihmës ekonomike e bazon punën e tij në zbatim të ligjit 57/2019 “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë.”

Misioni

  • Të identifikojë familjet më të varfëra në territorin e Bashkisë Elbasan dhe të zbatojë kriteret ligjore përsa i përket dhënies së ndihmës ekonomike;
  • Të planifikojë dhe të administrojë fondet për trajtimin e personave me aftësi të kufizuar si dhe pagesat për invalidët e punës;
  • Të identifikojë nevojat e familjeve në nevojë ose personave me aftësi të kufizuar dhe të krijojë mundësi për integrimin e tyre nëpërmjet sigurimit të një sistemi ndërhyrjesh dhe shërbimesh për përmirësimin e jetesës së tyre.

Ndihma Ekonomike 

Ndihma ekonomike bazohet në një Sistem Elektronik Aplikimi dhe Vlerësimi mbi bazën e disa variablave të përcaktuar si indikatorë të nivelit të varfërisë dhe kontrollimit (verifikimit) të tyre në mënyrë elektronike me të dhënat e institucioneve të lidhura me këtë proces.

Bazuar në VKM 597 datë 04.09.2019 “Për përcaktimin e procedurave, dokumentacionit dhe të masës mujore të përfitimit të ndihmës ekonomike dhe të përdorimit të fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike” (i ndryshuar) kanë të drejtë të aplikojnë për ndihmë ekonomike të gjitha familjet, banorë të territorit të Bashkisë.

Përfitojnë apo vlerësohen si përfitues nga ky sistem familjet pa të ardhura nga punësimi, nga sistemi i pensioneve, nga aktiviteti ekonomik privat apo nga pasuria.

Të dhënat e institucioneve të tilla si: AKPA, Sigurimeve Shoqërore, Tatim-Taksave, Zyrës së Pronave dhe Drejtorisë së Transportit kryqëzohen në mënyrë elektronike me të dhënat e tjera të çdo familje aplikanti.

Aplikimi për ndihmën ekonomike bëhet pranë çdo njësie administrative apo lagje qyteti nga data 1-10 e çdo muaji. Pas kësaj bëhet vlerësimi elektronik dhe verifikimi me të dhënat e institucioneve nga Shërbimi Social Shtetëror dhe në fund të çdo muaji Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror sjell vendimin përkatës për familjet përfituese dhe masën e pagesës.

Pagesa llogaritet sipas strukturës së familjes

Me ndryshimet e fundit ligjore sipas VKM 597 datë 04.09.2019 “Për përcaktimin e procedurave, dokumentacionit dhe të masës mujore të përfitimit të ndihmës ekonomike dhe të përdorimit të fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike” (i ndryshuar) masa e ndihmës ekonomike ka pasur rritje si psh:

  • Familjet që kanë në përbërje të tyre më shumë se tre fëmijë të moshës 0-18 vjeç përfitojnë dyfishim të pagesës së ndihmës ekonomike;
  • Gratë kryefamiljare me 2 fëmijë të moshës 0-18 vjeç përfitojnë dyfishim të masës së ndihmës ekonomike;
  • Përfituesit e ndihmës ekonomike që kanë mbushur moshën 65 vjeҫ por që nuk trajtohen me pension pleqërie apo pension social, përfitojnë dyfishim të pagesës së ndihmës ekonomike;
  • Fëmijët me status jetimi 9900 lekë;
  • Viktimat e dhunës dhe trafikimit 9900 lekë;
  • Fëmijët e lindur si trinjakë, katërnjakë apo pesënjakë 3000, 4000 dhe 5000 lekë për fëmijë deri në mbarim të arsimit bazë.
  • Familjet kujdestare të fëmijëve jetimë 9000 lekë;
  • Familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe që nuk bëjnë pjesë tek një nga grupet e mësipërme, kanë përfituar 20% rritje të masës së ndihmës ekonomike.

Gjithashtu familjet pëfitojnë edhe pagesa të tjera shtesë si:

  • Kompensim për energjinë elektrike 1288 (njëmijë e dyqind e tetëdhjetë e tetë) lekë/muaj
  • Për fëmijët në arsimin e detyruar 300 (treqind) lekë/muaj për çdo fëmijë;
  • Për vaksinimet e fëmijëve 100 (njëqind) lekë për çdo vaksinë.

Dokumentacioni I nevojshem per perfitimin e ndihmes ekonomike dorëzohet pranë Njësisë Administrative/Lagjes përkatëse të Bashkisë Elbasan, ku qytetari rezulton të jetë banor sipas rregjistrit të gjendjes civile. 

Lista e dokumentave: 

  • Çertifikata e gjendjes familjare me shënimet përkatëse;
  • Fotokopje të kartave të identitetit për personat mbi 18 vjeç.
  • Vërtetim shkolle për ata që ndjekin arsimin e mesëm apo të lartë.
  • Vërtetim shkolle për fëmijët që ndjekin arsimin 9-vjeçar.
  • Librezat e vaksinimit për fëmijët.
  • Fotokopje e librezës së energjisë elektrike.
  • Çertifikatën e pronësisë së tokës ose tapinë e tokës.
  • Vërtetim page për personat e punësuar.
  • Vërtetim page nga sigurimet shoqërore.
  • Vërtetim i vuajtjes së dënimit për personat e ndaluar.
  • Urdhërin e menjëhershëm të mbrojtjes për personat që e përfitojnë atë me vendim gjykate.
  • Statusin e noterizuar të jetimit lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror.
  • Fotokopje të raportit mjeksor për personat me aftësi të kufizuar ose invalid pune.

Ndihma ekonomike nga fondi i kushtëzuar.

Bazuar në Ligjin 57/2019 “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë” me vendim të veçantë të Këshillit Bashkiak mund të përdoret deri në 6% të fondit të deleguar për të trajtuar familje të varfëra të cilat për shkak të kushtëzimeve të sistemit elektronik nuk përfitojnë pikët e mjaftueshme nga ndihma e zakonshme, por që realisht janë shumë të varfëra.

Kështu, Bashkia Elbasan bazuar në V.K. Bashkiak nr. 3 dt. 31.1.2022 ka vazhduar të trajtojë një numër të konsiderueshëm familjesh në nevojë.

3. Ndihma ekonomike nga të ardhurat e bashkisë

Eshtë një procedurë e përcaktuar edhe në ligj dhe e diktuar nga varfëria dhe papunësia e lartë; nga probleme sociale nga më të ndryshmet si dhe nga kushtëzimi i përdorimit të 6% të fondit të deleguar.

Këtë vit, Këshilli Bashkiak ka vënë në dispozicion rreth 3.5 milionë lekë për këtë qëllim dhe kanë përfituar rreth 115 familje shumë të varfëra e me probleme sociale qe nuk përfitojnë nga programi elektronik i ndihmës së zakonshme.

Aftësia e kufizuar.

1. Aftësia e kufizuar, përfshin në programin e saj dhënien e pagesave cash për personat e përcaktuar si të paaftë nga ana fizike, mendore, intelektuale dhe ndijore që nuk lidhen me shkaqe punësimi, nga komisioni përkatës (KMCAP) ose komisioni shumëdisiplinor i vlerësimit të aftësisë së kufizuar që funksionon pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror. Baza ligjore VKM 431 dt 08.06.2016 “Për përcaktimin e kritereve, dokumentacionit, procedurave dhe të masës për përfitimin e pagesës së aftësisë së kufizuar e të ndihmësit personal dhe të strukturave përgjegjëse e të detyrave të tyre në zonat pilot” (i ndryshuar)

Me ndryshimet e fundit ligjore vlerësimi i aftësisë së kufizuar bëhet nga komisioni shumëdisiplinor i vlerësimit të aftësisë së kufizuar. Modeli i vlerësimit bio-psiko-social të pacientit, sipas të cilit personi me aftësi të kufizuar duhet të vërtetojë nëpërmjet dokumentacionit mjekësor (dy formularë) nga mjeku familjar dhe mjeku specialist, dëmtime afatgjata fizike, mendore, ndijore, intelektuale të cilat kanë krijuar tek ai kufizime që ndikojnë dhe dëmtojnë aftësinë e tij në integrimin në jetën e përditshme, në nivel të lehtë, mesatar, të rëndë ose të thellë.

Pagesa bëhet në bazë të llojit të nivelit të dëmtimit:

NiveliVlera në lekë
Nivel i lehtë Nivel i moderuar Nivel i rëndë Nivel i thellë7.292 lekë 9.722 lekë 12.153 lekë 14.584 lekë

Për personat me aftësi të kufizuar të nivelit të rëndë ose të thellë përcaktohet edhe ndihmës personal (kujdestar)

Lloji i KujdestarisëVlera në lekë
Kujdestari e herë pas hershme Kujdestari e përhershme9.722 lekë 14.584 lekë

Personat me aftësi të kufizuar përfitojnë edhe pagesa të tjera shtesë si pagesa e shkollimit(200% dhe 300%) si dhe pagesa e kompensimit të energjisë elektrike (1288 lekë/muaj)

Përfitim pagese për aftësi të kufizuar

 Dokumentacioni I nevojshem per aplikim per perfitim te pageses se aftesise se kufizuar eshte:

  1. Fomular aplikimi, Vlerësimi mjeksor për përcaktimin e aftësisë së kufizuar, nga mjeku i përgjithshëm;
  2. Fomular aplikimi, Vlerësimi mjeksor për përcaktimin e aftësisë së kufizuar, nga mjeku specialist;
  3. Egzamine përkatëse sipas diagnozës;
  4. Fotokopje e kartës së identitetit/pasaportës për të rritur dhe certificate personale me fotografi per femijet ose nëse është i pajisur fotokopje pasaporte. 

Ky dokumentacion dorezohet prane zyres se komisionit te vleresimit bio-psiko-social prane drejtorise Rajonale te Sherbimit socil Shtetetor ,Elbasan

           5. Personat e paaftë që e kanë vlefshmerinë mbi dy vite dorëzojnë. 

– Formularin e kontrollit vjetor të plotësuar nga mjeku specialist; 

– Fotokopje të kartës së idenditetit.


Ndihmësit personal për të marrë pagesën paraqesin këto dokumenta:

  1. Deklaratë noteriale që kujdestari është dakort t’i kryejë të gjitha shërbimet dhe i sëmuri është dakort që ky person të jetë kujdestari i tij;
  2. Ҫertifikatë familjare;
  3. Fotokopje të kartës së identitetit; 

2. Pagesat për shkak të verbërisë

Baza ligjore VKM nr. 277 dt. 18.06.1997 “Përfitimet nga statusi i të verbërit”.

Vlerësimi i nivelit të aftësisë së tyre bëhet nga KMPV që funksionon pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror.

Pagesa aktuale është 13.524 lekë në muaj.

Personat me status verbërie në gjendje të rëndë përfitojnë ndihmës personal (kujdestar).

Pagesa mujore e kujdestarit është 13.524 lekë.

Personat me status verbërie përfitojnë edhe pagesa të tjera shtesë si pagesa e shkollimit (200% dhe 300%) pagesa e kompensimit të energjisë elektrike (2400 lekë/muaj) dhe kompensim telefoni (1000 lekë/muaj)

Përfitim pagese për verbërinë

Vendi: Dokumentacioni dorëzohet pranë Njësive Administrative përkatëse të Bashkisë Elbasan, ku qytetari rezulton të jetë banor sipas rregjistrit të gjendjes civile si dhe  prane sektorit te ndihmes ekonomike per banoret e Elbasanit qytet

Lista e dokumentave: 

  1. Lista e dokumentave për përfitim pagesë për verbërinë:
  2. Fletë-drejtimi për KEMP;
  3. Fletë-dalje spitali;
  4. Çertifikatë familjare;
  5. Fotokopje kartë për personat mbi 16 vjeҫ ose çertifikatë me foto për ata nën 16 vjeҫ;
  6. 2 (dy) fotografi për përgatitjen e librezës së verbërisë.


2- Kujdestarët për të marrë pagesën paraqesin këto dokumenta:

  • Çertifikatë familjare;
  • Fotokopje e kartës së identitetit
  • Raporti mjeko-ligjor, ku theksohet se ai është i aftë për kujdesje;
  • Deklaratë noteriale që kujdestari është dakort ti kryejë të gjitha shërbimet dhe i sëmuri është dakort që ky person të jetë kujdestari i tij;
  • Kur personat e verbër rikomisionohen, ata në vend të fletës së drejtimit për KEMP dorëzojnë epikrizë përcjellëse si dhe dokumentacionin e mësipërm;
  • Personat e verbër që e kanë afatin e trajtimit të përhershëm rinovojnë cdo vit dokumentacionin në dosjen e tyre si:

– çertifikatë familjare;

– raportin e kujdestarit, etj;

– dorëzimi i dokumentacionit për përfitimin e rimbursimit të energjisë elektrike.

Pagesat për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë.

Janë persona që trajtohen mbi bazën e VKM nr. 31 dt: 20.01.2001 “Për përfitimet nga statusi i invalidit para e tetraplegjikë”.

Vlerësimi i tyre bëhet nga KMCAP para-tetraplegji që funksionon pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror (persona që nuk lëvizin për shkak të mosfunksionimit të dy anësive ose të katër anësive).

Pagesa aktuale për personin me status paraplegjie është 11.915 lekë në muaj dhe 12.515 lekë për kujdestarine tij.

Këta persona përfitojnë edhe pagesë te tjera shtesë si paketa higjeno-sanitare në masën 16.000 lekë/muaj, pagesa e shkollimit (200% dhe 300%) pagesa e kompensimit të energjisë elektrike (3000 lekë/muaj) dhe kompensim telefoni (1000 lekë/muaj).

Përfitim pagese për paraplegjik dhe tetraplegjik

Vendi: Dokumentacioni dorëzohet pranë Njësisë Administrative/Lagjes përkatëse të Bashkisë Elbasan, ku qytetari rezulton të jetë banor sipas rregjistrit të gjendjes civile;

 Lista e dokumentave: 

  1. Dokumentacioni për përfitimin e pagesës paraplegjikë, tetraplegjikë;
  2. Fletë-drejtimi për KEMP;
  3. Fletë-dalje spitali;
  4. Çertifikatë familjare;
  5. Fotokopje e kartës së identitetit për personat mbi 16 vjeç ose çertifikatë me foto për ata persona nën16 vjeҫ;
  6. Foto (për statusin e paraplegjik);
  7. Fotokopje  e statusit;
  8. Dokumentacioni për përfitimin e energjisë elektrike dhe telefonisë fikse.

    2- Dokumentacioni për Kujdestarët:
  9. Çertifikatë familjare;
  10. Fotokopje e kartës së identitetit
  11. Raporti mjeko-ligjor, ku theksohet se ai është i aftë për kujdesje;
  12. Deklaratë noteriale që kujdestari është dakort ti kryejë të gjitha shërbimet dhe i sëmuri është dakort që ky person të jetë kujdestari i tij;
  13. Paraplegjiket që e kanë afatin e trajtimit të përhershëm rinovojnë çdo vit dokumentacionin në dosjen e tyre si: çertifikate familjare, raportin e kujdestarit.

Pagesat për Invalidët e punës.

Baza ligjore VKM nr. 869 dt: 18.06.2018 “Për përfitimet në formë të ndihmës ekonomike nga statusi i invalidit të Punës”.

Janë përfitues ata persona që janë përcaktuar si të tillë nga KMCAP për shkaqe që lidhen me punësimin (pra për shkak të kontributeve të sigurimeve shoqërore); por që përveç trajtimit nga ky institucion sipas Statusit të Invalidit të Punës marrin edhe një pagesë shtesë mujore mbi pensionin e invaliditetit pranë njësive vendore.

Pagesat e tyre variojnë nga 2200 lekë në muaj në 2700, 3300 dhe 4000 lekë në muaj sipas grupeve të invaliditetit.

Përfitim pagese për shtesë invaliditeti

 Dokumentacioni dorëzohet pranë Njësisë Administrative/Lagjes përkatëse të Bashkisë Elbasan, ku qytetari rezulton të jetë banor sipas rregjistrit të gjendjes civile. 
Lista e dokumentave: 
1- Invalidët e punës duhen të paraqesin dokumentat si më poshtë sa here qe komisionohen ose (një herë në vit ku jane me afat te perhershem):

  • Kërkesë me shkrim  (çdo vit);
  • Fotokopje të kartës së identitetit (çdo vit);
  • Vërtetimin e Sigurimeve Shoqërore sipas kategorisë së semundjes