Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Shërbimet e Zyrës

  • Informacion dhe edukim për karrierën 

Të gjithë të interesuarit mund të marrin informacion cilësore dhe të standartizuar duke u drejtuar pranë zyrës sonë, ku keshilluesit e karrierës do t’i orientojnë për trendet e fundit rreth tregut të punës dhe profesioneve më të kërkuara.

  • Keshillim individual

Këshilluesit e karrierës ofrojnë seanca të shkurtra dhe të strukturuara për t’ju ardhur në ndihmë dilemave dhe çështjeve që të rinjtë kanë mbi mundësitë e arsimit, formimit profesional si dhe ofertat aktuale të praktikave. Për të marrë një seancë të këshillimit individual është e rëndësishme të zhvillohet një takim paraprak.

  • Teste vlerësuese

Si mjet i keshillimit individual, këshilluesit e karrierës do të ofrojnë përdorimin e instrumenteve siç janë: testet për të hulumtuar fushat e interesit të individëve. Këto teste plotësohen me rekomandimin e këshilluesit të karrierës, ky i fundit ndihmon në interpretimin e rezultateve.

  • Këshillime në grup

Zyra e këshillimit të karrierës do të organizojë takime kolektive mbi tematika të larmishme, ku në fokus do të jetë thellimi në profesione dhe drejtime të caktuara,apo dhe vetë promovimin e shërbimeve të zyrës.

  • Workshop dhe seminare

Pjesë e shërbimeve të zyrës janë edhe trajnimet me tematikë specifike, kryesisht me aftesitë e buta si psh: ndërtimi i dosjes së karrierës, vendimarrja, aftësitë e intervistës etj.