Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Bizneset

Ku mund të regjistroni një Biznes

·         Në sportelet e QKB . 

·         Në mënyrë elektronike

·         Për më shumë informacion mbi Regjistrimin e Biznesit tuaj, ju lutemi referojuni në faqen e internetit të QKB: www.qkb.gov.al

Kërkesat për aplikim për leje dhe/ose licencë, apo për nënkategoritë respektive të tyre paraqiten pranë çdo sporteli shërbimi të QKB, në selinë qendrore në Tiranë ose në sportelet e shërbimit të cilat gjenden pranë zyrave të pushtetit vendor në Bashkinë Elbasan. Kosto e paraqitjes së kërkesës për aplikim është 100 Lekë. Kërkesa për aplikim paraqitet në çdo sportel shërbimi, pavarësisht vendodhjes së ushtrimit të aktivitetit të aplikantit.

Kërkesa për aplikim përbëhet nga formulari tip i plotësuar dhe dokumentet shoqëruese dhe provuese përkatëse. Aplikanti ose një person i autorizuar prej tij mund të paraqesin kërkesën për aplikim në sportelin e shërbimit të QKB. QKB-ja nuk mund të kërkojë paraqitjen e dokumenteve apo dhënien e informacioneve të tjera, të paparashikuara në formularin e kërkesës për aplikim​