Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Si të lidhësh dhe paguash ujin?

​​Ndërrmarrja e Ujësjellës/Kanalizime, Elbasan është furnizuesi i vetëm me ujë në qytetin e Elbasanit. Nëse jeni një godine e vetme dhe e vogël apo një kompleks i ri ndërtesash që përfshin ambjente për tregëti apo banim, ju duhet të kontaktoni Ndërrrmarrjen e Ujësjellës/Kanalizim, Elbasan për furnizimin me ujë apo pagesat e sasisë së harxhuar. 

 Dokumentat e nevojshëm për lidhjen e ujit janë si më poshtë:

* Një dokument pronësie i godinës (ose apartamentit);

* Një plan i ndërtesës, për godinat e reja.

 

Tarifat që paguhen për lidhjen e ujit janë:

– Tarifa prej 6000 Lekësh (TVSH-ja e përfshirë), për kostot e lidhjes së ujit dhe sahatin e ujit;

– Tarifa prej 7800 lekësh (TVSH-ja e përfshirë), për çdo kontratë lidhje uji për çdo familje;

                                                                           -ose-

Tarifa prej 36000 lekësh (TVSH-ja e përfshirë), për çdo kontratë lidhje uji për çdo biznes të vogël.

 

Çmimet për konsumimin e ujit janë si më poshtë vijon:

* Nësë banori është i pajisur me sahat për konsumimin e ujit, çmimi është 38 Lekë/m3 (TVSH-ja nuk është e përfshirë);

* Nësë banori nuk është i pajisur me sahat për konsumimin e ujit, konsumi i ujit llogaritet sikur të jetë 4.5 m3.anëtar familjeje dhe çmimi është 38 Lekë/m3 (TVSH-ja jo e përfshirë).​