Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Zyra me një ndalesë

Shërbimi me një ndalesë për kërkesë – ankesat.

 Zyra e shërbimit me një ndalesë, në bashki funksionon mbi bazën e një orari dy turnesh në mënyrë që t’i shërbehet sa më shumë në kohë qytetarëve. Mënyra dhe llojet e shërbimeve bëhen në bazë të një rregulloreje të miratuar nga organet eprore, përpiluar kjo në bazë të rregullores së bashkisë të miratuar nga Këshilli Bashkiak.

Çdo qytetar ka të drejtë që në bazë të ligjit 119/2014 të marrë informacion me shkrim në përgjigje të kërkesës apo ankesës që ai ka bërë pranë zyrës së shërbimeve me një ndalesë.

Në bashki merret çdo lloj informacioni që ka të bëjë me funksionet që mbulon ajo nëpërmjet drejtorive të përgjithshme, drejtorive të shërbimeve dhe drejtorive në shërbime direkte ndaj qytetarëve.

Nëpërmjet kërkesave dhe ankesave standarde të miratuara nga Këshilli Bashkiak ( në bazë të ligjit ), qytetarët paraqiten pranë zyrave me një ndalesë, në bashkinë qëndrore dhe ato të njësive administrative duke paraqitur shqetësimin e tyre në lidhje me problematikën që ata mendojnë se ka të bëjë me funksionet e bashkisë. Specialisti i këtyre zyrave e ndihmon të përpilojë kërkesën apo ankesën në mënyrë të shkurtuar kjo edhe për shkak të formatit standard.

Çdo ditë të gjitha kërkesat dhe ankesat e marra regjistrohen në një regjistër të zyrës me një ndalesë dhe në orën 15.00 ato dorëzohen në arshivën qëndrore të bashkisë e cila bën protokollimin dhe matrikullimin e çdo kërkese apo ankese.

Pas kesaj materialet i kalojnë Kryetarit të Bashkisë, i cili pasi i sheh ciklon çdo material duke e adresuar sipas problematikës tek n/kryetarët ose drejtoritë e përgjithshme e pas kësaj i kthen ato në arshive. Arshiva i shpërndan nëpër dosje sipas drejtorive dhe ju a dërgon materialet për shqyrtim.

Nga ky moment çdo specialist drejtorie pasi njihet me problemin , bën verifikimin në vend , ose në rast se ka pak informacion rreth problemit telefonon qytetarin që ka bërë kërkesën apo ankesën duke i kërkuar ta informojë me gjerësisht për problematikën.

Zyra me një ndalesë bën lajmërimin dhe shpërndarjen e përgjigjeve qytetarëve ose banorëve të njësive administrative.

Në rastet kur qytetari nuk është i bindur për përgjigjen mund të bëjë një ankesë për mënyrën e përgjigjes dhe në rastet kur merr të njëjtën përgjigje duhet t’i drejtohet organeve të tjera ligj zbatuese.​

1.Kërkesa

2.Ankesa